BallinaKryesoreDel sondazhi i fundit për zgjedhjet/ Kush fiton në 25 prill

Del sondazhi i fundit për zgjedhjet/ Kush fiton në 25 prill

Kompania “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri rezultatet e të cilit u publikuan në Klan Kosova. Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior ku janë pyetur 1 mijë persona nga data 27 mars e deri më 9 prill.

Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky sondazh nxjerr se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?

44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5% kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3% janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.

Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.

Edhe në pyetjen e shtatë shumica e të anketuarve [50.4 për qind] besojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. Ndërsa 44 për qind kanë shënjuar emrin e Edi Ramës.

Sa i përket vlerësimit të Edi Ramës si kryeministër i vendit, 41.8 për qind janë të kënaqur me punën e tij; ndërsa 58.1 për qind e kanë cilësuar si të dobët punën e tij.

Gjithashtu edhe në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, shumica e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha do të mund t’ua ofronte qytetarëve një jetë më të mirë në Shqipëri. Derisa emrin e Edi Ramës e kanë shënjuar vetëm 41.4 për qind.

Pjesëmarrësit në këtë pyetësor janë intervistuar nëpër 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku numrin më të madh e përbën Tirana me 38.1 për qind. Prej të anketuarve, 57.7 për qind vijnë nga zonat urbane, kurse 42.3 për qind prej zonave rurale. Po ashtu 49 për qind e pjesëmarrësve janë gra; ndërsa 51 për qind prej tyre janë burra.

Derisa duket se do të jetë një garë e ngushtë në mes të Edi Ramës që kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe Lulzim Bashës që synon ta drejtojë vendin pas tetë vjetësh në opozitë, rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve mbetet të konfirmohet tek pas zgjedhjeve të 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular