BallinaKryesore“Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime”, Basha: Pengu im më...

“Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime”, Basha: Pengu im më I madh është…

“Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime” kështu u shpreh kreu I PD Lulzim Basha në një intervistë ndryshe me gazetarin Endri Xhafo, jo në një studio televizive, por këtë herë duke drejtuar vetë makinën.

Në 10 vitet e fundit, Basha u shpreh se kanë qenë shumë të rralla rastet kur i ka dhënë vetë makinës. “Po bën më shumë se 10 vite që e kam pasur të pamundur, me ndonjë rast të rrallë rrugëve rurale me Aurelën. Që i numëroj me gishtat e një dore. Përgjigja që kam është faleminderit për mundësinë që më jep. Dhe justifikimi ishte, është aktivitet mediatik, nuk po e marr për qejf” tha ai duke buzëqeshur.

Gazetari Endri Xhafo u shpreh se spunton për të realizuar intervistën në këtë mënyrë e kishte marrë nga fotoja e tij në drejtimin e makinës disa javë më parë që shkaktoi edhe reagime për metaforën dhe u përkthye sikur donte të thoshte se kërkonte timonin. E ndërsa me një “thumb” për rivalin e tij politik e cilësoi si të shpërdoruar metaforën e timonit, Basha tha se detyra e tij është t’u drejtojë rrugën drejt ndryshimit shqiptarëve.

“Ishte foto e një shëtitje në një të diele relaksi në rrugët rurale të Tiranës por metafora e timonit, nuk është metafora ime, pasi unë besoj se timoni u takon shqiptarëve, nuk i takon një njeriu të vetëm, ndërsa drejtuesve u takon të tregojnë rrugën. Është shpërdoruar shumë si metaforë. Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime” tha ai.

 

 

Gazetari Endri Xhafo gjatë intervistës në makinë me Lulzim Bashën rrugës për në Elbasan e pyeti edhe për kohën që shpenzon me familjen. Lideri demokrat u shpreh se pengu i tij më i madh është mungesa e kohës për familjen dhe në veçanti për vajzat për shkak të angazhimeve, aq më tepër tani.
“Në jetën time private, profesionale pengu më i madh është mungesa pothuajse totale e kohës për familjen dhe veçanti për vajzat se janë edhe në moshë të vogël, për fat të keq, kjo punë, kjo përgjegjësi sjell një mungesë kronike, të cilën sado mundohem ta kompensoj fjala bie me një të shtunë, të diele, prapë se prapë….” tha Basha. Pra, ju tani nuk i shikoni fare aktualisht në periudhën e fushatës, e pyeti Xhafo, “Jo, fare” ishte përgjigja e Bashës, referuar vajzave.

Më pas kryedemokrati foli edhe për lidhjen me qytetin e Elbasanit. “Po shkojmë në Elbasan. Në Elbasan shkoj shpesh, si në Durrës, Shkodër dhe Vlorë gjatë fushatës. Me Elbasanin më lidh edhe fakti që kam shërbyer si deputet i Elbasanit për një kohë dhe tjetra është që pa diskutim nëse rruga më parë merrte një orë e 10 minuta nga Krraba, tani është bërë një lagje e Tiranës me autostradën që kemi ndërtuar” tha Basha. /ABCNews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular