BallinaKryesore“Është me pampersa, e ngremë prej leckash të votojë”, Partonazhisti i PS-së...

“Është me pampersa, e ngremë prej leckash të votojë”, Partonazhisti i PS-së shkruan për nënën e anëtarit të KQZ-së

Prej ditësh po bëhet bujë për listën e partonazhistëve të PS-së, ku database i selisë të socialistëve përpunon të dhënat e mbi 900 mijë zgjedhësve të Tiranës.

Por ndërmjet të tjerash patronazishtët veç informacioneve për zgjedhësit për preferencat e tyre, si dhe nëse është i sigurt apo jo pro PS-së, japin dhe detaje mbi gjendjen shëndetësore të atyre që i monitorojnë.

“Viktimë” e të dhënave ka rënë dhe familja e Muharrem Cakajt, anëtari të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa publikon të dhënat për nënën e tij, Cakaj shprehet se kjo veç se përbën shkelje është edhe tmerr, pasi patronazhisti deklaron se do ta ngrenë prej leckash nënën e tij që të votojë.

“Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, por do e ngremë prej leckash”, kështu deklarohet në sistemin e patronazhimit për Anastasinë, nënën 85 – vjeçaren, nga patronazhisti Alush. Tmerr ku kemi mbërritur…”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i plotë i anëtarit të KQZ-së

“Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Kështu e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 45 të saj. “Ndoshta nuk vjen, është me pampersa, por do e ngrejmë prej leckash”, kështu deklarohet në sistemin e patronazhimit për Anastasinë, nënën 85 – vjeçaren, nga patronazhisti Alush. Tmerr ku kemi mbërritur….

Zotohet Alushi të ngrejë prej leckash Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe gjithë sistemin e “zgjedhjeve të lira”. Të nderuar zgjedhës shqiptarë. Jeni të LIRË të votoni në 25 Prill, kështu e kemi vendosur të gjithë ne me Referendum kur e kemi miratuar Kushtetutën e Shqipërisë. Mos lejoni asnjeri t’ju thojë çerek fjale e jo më t’ju ngrejë prej leckash. Vota është e drejta Juaj, askush nuk mund t’ju ndikojë. Nëse Ju dëshironi, ushtrojeni të LIRË këtë të DREJTË !

“Është me pampersa, e ngremë prej leckash të

“Është me pampersa, e ngremë prej leckash të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular