BallinaKryesoreNjë libër i vogël me ide të mëdha

Një libër i vogël me ide të mëdha

Nga Hajri Mandri

(Refleksion rreth librit “Misioni im” i Lulzim Bashës)

Kriza shumëplanëshe që e ka mbërthyer shoqërinë shqiptare dhe sidomos rënia psikomorale nën dilemën “bëhet apo nuk bëhet ky vend”, kishte nevojë për një përgjigje nga dikush që ka prerogativë për të ndikuar në ndryshimin e statukuosë. Ky përfytirim estetik mbi kapërcimin e krizës dhe zhvillimin tonë shoqëror ekonomik e kulturor ka të bëjë me përtëritjen e ndjenjës për të jetuar në këtë vend, për t’u rikthyer besimin për një cilësi më të mirë jete. Libri vjen në një moment ndriçimi e iluminimi përkundrejt një konfuzioni ideopolitik, etikomoral dhe estetik që ka të bëjë me rendin e vlerave në një shoqëri të zhvilluar dhe të emancipuar.
Libri është një ese e gjatë politiko-filozofike që ka në qendër raportin e njeriut me politikën në kontekstin akual shqiptar. Autori e hap këtë databazë ideshë politike, shoqërore, ekonomike, filozofike, estetike e morale me një prezantim të origjinës së tij duke u bërë i dashur dhe konfident me lexuesin. Natyrisht në horizontin e pritjes, audienca kërkon të dijë çfarë do ndodhë me të nesërmen e saj. Autori, i cili është kandidati i afërm për kryeministër, i cili do të marrë në dorë misionin e rëndësishëm të drejtimit të vendit portretizohet në sfondin elektoral të së djathtës shqiptare, e cila mbështetet në principet e të djathtës konsevatore europiane që ka në themel kombin, familjen, pronën, lirinë individuale dhe besimin fetar. Këtë pozicion të tij autori përmes shembëlltyrave nga e kaluara sjell koherencën në qëndrimin dhe vlerat e tij dhe të familjes së origjinës. Autori i bindur dhe besimplotë në fuqitë e tij intelektuale e afësitë konceptuale, shpjegon arësyen e angazhimit të tij në politikë duke argumentuar joshjen dhe admirimin drejt prirjes si kontribut i individit që përmban dhe gjeneron ide konstruktiviste në shërbim të humanizimit të shoqërisë, përmes pjesëmarrjes aktive në aksion politik si ngashnjim i kënaqësisë estetike që sjell transformimi ekonomik e kulturor i një shoqërie. Kjo prirje estetike si luftë dhe sakrificë për të zbukuruar jetën shoqërore, kombëtare e ka thirrur protagonistin në nisma të suksesshme me një karrierë brilante, e mbështetur nga predispozitat individuale dhe dhuntitë e tij.
Autori Lulzim Basha prek raporte të rëndësishme filozofike që kanë të bëjnë me raportin e qytetar-politikë dhe shtetas-shtet. Duke analizuar këto raporte në kontekstin shqiptar, ne kuptojmë se ftohja e njeriut me politikën vjen si zhgënjim nga mashtrimet elektorale, nga mungesa e racionalitetit, nga metodologjia qeverisëse, nga papërgjegjshmëria e sipërmarrësve politikë dhe nga abuzimi me pushtetin. Ilustrimi më i plotë në libër është mënyra e mbrapshtë qeverisëse e të majtës shqiptare veçanërisht në dy mandatet e fundit të Edi Ramës. Idetë politike të Bashës i kundërqendrojnë me argumente të forta si alternativë krejt ndryshe në filozofi dhe politikë me atë të qeverisë aktuale të majtë. Regresi ekonomik, shoqëror, kulturor, rënia e cilësisë së jetës në të gjitha fushat e jetës, gjejnë një analizë përmes metodës ballafaquese duke i vënë përballë programin qeverisës të Partisë Demokratike, e ndjekur nga koalocioni opozitar.
Portreti i krizës aktuale përshkruhet si shkak i korrupsionit të instaluar në sistem. Shoqëria shqiptare po përjeton një kolaps ku kriza shfaqet në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë shoqërore. Kemi krizë politike, midis mazhorancës dhe opozitës, krizë intitucionale, paaftësi, korrupsion dhe mediokritet në administratë, ministra e kryebashkiakë të shkarkuar për korrupsion, krizë konstitucionale ku gjykatat mbetën të paralizuara nga reforma për vite të tëra, kriza ekonomike që varfëroi në palcë qytetarin, ngriti koston e jetesës dhe shqiptarët u shtërnguan si asnjëherë në jetën e tyre ekonomike, krizë sociale ku papunësia, u rrit dhe njerëzit humbën vendet e punës, kriza morale ku të rinjë morën rrugën e emigrimit pa shpresë për të jetuar në këtë vend, kriza familjare kur jeta e një çifti bëhet e papërballueshme dhe pa rrugëdalje, kriza kombëtare ku në vend të konsolidimit të vlerave tona dhe bashkimit e bashkëpunimit ndërshqiptar bëhet e kundërta drejt përçarjes dhe dezintegrimit, kriza diplomatike që reflektohet në tregues të organizmave ndërkombëtarë që monitorojnë demokracinë shqiptare në rënie duke u larguar më shumë nga Evropa. Modeli i politikës konfliktuale e nxitur nga mazhoranca krijoi ngërçe dhe ngecje në vend të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Ky degradim kërkon patjetër një përgjigje. Por nuk ka më mirë se të sistemosh idetë dhe zgjidhjet brenda një libri.
Një libër i vogël me ide të mëdha, i shkruar në stilin konciz ku çdo paragraf, çdo fjali ka sens, ka ngarkesën e mendimit, bukurinë dhe thjeshtësinë ligjërimore, i përshtatshëm për një audiencë të gjerë. Lexuesi shqiptar dhe kushdo tjetër do të gjejë të shkruar platformën fondamentale të zhvillimit dhe përparimit të kombit dhe shoqërisë sonë. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e re demokratike, një shoqëri që mëson. Kërkesave në rritje për cilësi jete dhe demokracie janë stimuj që prodhon kontekst ynë shoqëror e kulturor kombëtar, përgjigja e politikës në këtë rast nga kryeministri i ardhshëm merr vlera të pallogaritshme në kthimin e shpresës, në rritjen e besimit te politika, nxit ndjenjat estetike të dashurisë për kombin, atdheun, shtetin, familjen, pronën dhe shton kënqësinë estetike të jetës.
Mesazhet e mrekullueshme për familjen e shëndoshë janë një vlerësim që thekson formimin kulturor të autorit, edukimin e tij tradicional në familje, në shoqërinë kulturore shqiptare, në historinë e ndritur dhe ëndrrën për ta bërë Shqipërinë më të bukur, janë movacion i fuqishëm shpirtëror në formimin e liderit të ardhshëm që për fat të mirë është pasuruar në shkollim dhe edukim europianizues.
Autori e vendos personalitetin e tij në raport të drejtë dhe simpatik midis eurocentrizmit dhe etnocentrizmit. Sjellja e tij politike, moderacioni, fryma moderne premtojnë për një ngritje në një shkallë të lartë të përkushtimit të politikës për ndryshim, duke u bazuar në prioritete bashëkohore; si zhvillimi i teknologjisë, turizmit dhe bujqësisë, në përshtatje me realitetin shqiptar.
Autori thotë në libër që “njeriu bën gjithmonë atë që i do zemra”, unë do të thosha se veç këtij qëndrimi estetik, njeriu relizon më mirë atë që beson më shumë. Basha ka një besim të patundur në ardhmërinë tonë kombëtare. Besimi lëkund malet thotë një fjalë e urtë shqiptare, dhe Lulzim Basha beson në produktivitetin e ideve të tij, në konstruktivizmin e tij, në kredon dhe përfytyrimin për të ardhmen. Besimi në vetvete është edhe tipar estetik, besimi është fuqi, kur ne shohim besim të plotë e frymëzues rritet edhe admirimi public për Të, si lider. Basha e koncepton lirinë si burim gëzimi, respektin ndaj njeriut dhe humanitetin e ka të mishëruar në mendje dhe në shpirt, i kundërt me kundërshtarin e tij që sillet me arrogancë si lidër ironik, grotesk, sarkastik, tallës e qesharak.
Koncepti i Bashës për shtetin është një koncept modern, një shtet që ndërhyn sa më pak në jetën e njeriut, në lirinë e tij, një shtet efikas që me rregulla dhe ligje na mbron që të mos abuzojmë me lirinë. Kjo është filozofia moderne që vjen si një kumt e që na fton të gjithëve për më shumë punë, përkushtim e dinjitet. Humaniteti i Bashës del në pah edhe te përshkrimi me emocion i dashurisë për vajzat dhe respekti për bashkëshorten, apo idesë së tij që shteti të ketë fytyrë njerëzore, njeriu në qendër, jo si propogandë por me rregulla dhe ligje që mbështesin kohezionin social apo ekuilibret shoqërorë. Në këtë kumtim autori sqaron me finesë se humanizmi formësohet në mënyrë legjitime te e djathta si filozofi qeverisëse. Politika më shumë se çdo fushë tjetër ka joshjen, ngashnjimin dhe romantikën e saj.
Kjo e ka bërë që Basha të jetë që në fëmijërinë e tij i interesuar dhe i predispozuar për t’u marrë me të. Formësimi në vite i ideve të tij kanë krijuar sistemin e ideve që përbëjnë idealin dhe racionalitetin e tij. Ndaj ardhja e tij si kryeministër në politiken shqiptare është një qasje e ndryshme e lidershipit, dukuri e re, sjellje e re, mentalitet i ri dhe na shembëllen më shumë me kulturën politike perëndimore. Kryeministri i ardhshëm Basha synon t’i japë fund krizës, të rimëkëmb ekonominë dhe shvillimin shoqëror dhe ta integrojë Shqipërinë në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular