BallinaOP EDNjë mundësi e re  përmes një mendësie ndryshe qeverisëse

Një mundësi e re  përmes një mendësie ndryshe qeverisëse

Nga Ardit Gjinali

Mendësia shënon fillesën e hapave të mëtejshëm që materializojnë zbatimin e një programi përkatës qeverisës…këto vite nuk janë pasqyra e zezë e një qeverisje të keqe, por dëshmia e një mendësie të mbrapshtë dhe asfare njerëzore..djallëzisë, ligësisë, grykësisë, mëkatit..lëmshi i së keqes i thurur për të zënë frymën e një shoqërie dhe për të shkaktuar kllapinë e individit…i tilli aktiv dhe reagues është temjani për të vetëquajturën skuadër të  demonëve njerëzorë dhe autokratikë të veshur me petkun e zi të pushtetit…arbitrar, arrogant, kërcënues ku e drejta humb në firmën e kolltuk-ulurve që nuk shkulen nga i njëjti, por shkulin dhe dëbojnë shumësinë e shqiptarëve që qëndrojnë larg kompromisit meskin me të keqen, e tilla e mbrujtur me shpirt-vogëlsi që robëron qënien duke e kthyer të njëjtën në një mekanizëm frymor që gjallon asfare dinjitetshëm.

Vite të vjedhura, kohë e humbur, mundësi të fshehura, besim i përdorur keq, shpresa e shuar, shkurajimi sistemik…një rrugëtim dramatik në kufijtë e tragjikes që ka shenjuar të tashmen e një shoqërie që ka provuar endjen e dhimbshme në shkretëtirën fizike të një humbëtire, e tilla e ngjashme me zezonën e një honi me fund të munguar, njëjtë si kalvari i vazhdimësisë keqqeverisëse me vullnet të errët për vijimin e pambarimtë të një sage sizifiane për qytetarin e zakonshëm në këtë vend…sytë e të tillit kanë parë shumë, dëgjuar pambarimisht, por zëri është mveshur në kufijtë e shuarjes..për të mos u dëgjuar dhe për të mos trazuar të hedhurën tutje   ndërgjegjie njerëzore  të enturazhit pushtet-ushtrues asfare njerëzor  që  rreket të gllabërojë  përmes kthetrave të së keqes secilin kënd shprese.

Shqipëria e sotme ka përjetuar shumëçka dramatike gjatë viteve të sundimit të rendit të mbrapshtisë, i tilli që vijon të qëndrojë në shpinën e kërrusur të së tillës për ta mposhtur dhe tjetërsuar…nuk tjetërsohet dot, nuk mposhtet shpirti i reagimit që kërkon daljen nga rrjeta helmatisëse e së keqes… e tilla që formohet nga pisllëku kutërbues dhe ndotja gjithëfarë..thundrra e helmit   karbonik që orvatet të shuajë oksigjenin e lirisë shoqërore dhe individuale, gjithashtu. Drama e së sotmes thërret për largimin e së keqes, mos- nënshtrimin nga e njëjta dhe për një udhë të re që do të shënonte fillimin e një rrugëtimi të ri për Shqipërinë dhe qytetarin e zakonshëm të këtij vendi, i tilli i drobitur nga zakonshmëria e së keqes në secilin segment të së përditshmes së pamundësisë.

Mundësia e re nuk është një nocion retorik…është një hap i rëndësishëm për të jetësuar ndryshimin e shumë-kërkuar dhe të dëshiruar…dëshirë e njehsuar me aspiratën për të vijuar jetën në këtë vend..një mundësi e re për individin si thelbi i një shoqërie të konsoliduar..një mundësi e re për rininë, profesionistin e lirë, intelektualin, fermerin e palodhur, mjekun, mësuesin, shtetin, Republikën dhe për politikën në tërësi, gjithashtu. Mendësia është origjina  e jetësimit të ndryshimit, përmbushja e angazhimeve është thelbi i përmbushjes dhe realizimit të të njëjtit.

25 Prilli është dita dhe data që fton për një bashkim të madh shoqëror për të larguar të keqen qeverisëse…një bashkim i madh për ditë më të mira dhe një shpresë të re…një bashkim zemre dhe energjie pozitive për një mendësi ndryshe që është shpresa e një mundësie të re. Koha për një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular