BallinaKronikeLajmi i fundit/ Shkrumbohet “Fuoristrada” e kreut të grupseksionit të PD në...

Lajmi i fundit/ Shkrumbohet “Fuoristrada” e kreut të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës, dëshmia e tij: Dëgjova një shpërthim, më pas…

Është shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell në “BalkanWeb” pamje nga makina e djegur, e cila është tip “Fuoristradë Ford”, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës së Drinit.

Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular