BallinaKryesorePROFIL/Profesor, qytetar dhe politikan profesionist, kërkon votën për deputet

PROFIL/Profesor, qytetar dhe politikan profesionist, kërkon votën për deputet

Nga Mina HYSA

Pak ditë kanë mbetur nga momenti më i rëndësishëm pas rënies së komunizmit, që qytetarët shqiptarë të vendosin shembjen e një tjetër regjimi. Nuk do të vendosin thjesht për katër vitet e ardhshme, por do të largojnë me votë të lirë një pushtet që nuk ka asnjë bilanc në 8 vite dhe e ka kapur kulmi i arrogancës ndaj qytetarëve. PD dhe Lulzim Basha janë gati të qeverisin Shqipërinë me një ekip dhe program të shkëlqyer që do të sjellin ndryshimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE. Kandidatët për deputetë janë personalitete me një eksperiencë të madhe në fushat nga të cilat vijnë dhe do ta vënë në funksion të mirëqeverisjes së PD pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Njëri prej tyre është i shtati në listën e PD qarku Elbasan. Eshtë një qytetar elbasanas, një emër që veç për mirë përmendet, jo vetëm në qytetin e tij, por dhe me gjerë. Shquhet për aftësitë komunikuese, është një politikan profesionist sepse sa herë flet di çfarë thotë, por edhe populist sepse sjellja e tij në raport me bashkëqytetarët është e njëjtë si në rastet kur ka ose jo pushtet. Sillet me qytetarët si njëri prej tyre. Të mirën dhe të keqen, gjithçka e ka të lidhur ngushtë më vendlindjen e tij, qytetin ku ka qeshur dhe qarë, nga e cili nuk ka lëvizur as dhe një ditë. Ka dhënë më të mirën nga vetja si në profesionin e mësimdhënies edhe si i zgjedhur në Parlament duke u përpjekur për të mos zhgënjyer. E ka bërë këtë mësë miri në përditshmërinë e tij ndaj në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë sërish përballë gjykimit të bashkëqytetarëve për të iu kërkuar sërish votën për deputet. Quhet Luçiano Boçi, i listuar i 7-ti në listën e PD në qarkun e Elbasanit i cili kërkon votën që t’i përfaqësojë sërish si ligjvënës në Parlamentin Shqiptar.


Kush është Luçiano Boçi/Lidhja me Elbasanin e pandarë asnjë ditë
Quhet Luçiano Boçi. Ka lindur në Elbasan në vitin 1967. Ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në Letërsi, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, por ciklin e plotë të studimeve deri në diplomimin për mësuesi e ka kryer në vendlindje. Që nga klasa e parë deri ditën e diplomimit Luçiano Boçi ka zgjedhur të shkollohet në Elbasan, aty ku më pas ka ushtruar edhe aktivitetin profesional dhe politik. Pas diplomimit në vitin 1989 në universitetin “Aleksandër Xhuvani” me titullin si mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë ka nisur punë si mësues i letërsisë në Labinot-Katund dhe Gjimnazin “Ahmet Dakli”, por dhe si pegagog i jashtëm pranë Departamentit të Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane deri në vitin 1991 për t’u rikthyer sërish por si pedagog i brendshëm pranë Departamentit të Letërsisë e Gazetarisë, Fakulteti Shkencave Humane, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” e duke mbajtur detyrat si shef departamenti, zv/rektor deri në vitin 2009 pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Luçiano është folës i dy gjuhëve të huaja ka qenë pjesë e dhjetra konferencave shkencore të organizuara nga universitetet e Tiranës, Elbasanit dhe Prishtinës. Eshtë autor i disa botimeve, redaktimeve si dhe spikat dhe si publicist duke qenë autor i qindra artikujve në shtypin e përditshëm dhe revistat shkencore. Të shkolluarit nuk e ka ndalur z.Boçi që të vazhdojë më tej me mbarimin e studimeve të larta për Juridik në Universitetin e Tiranës si dhe mbrotjes së titullit avokat pranë Dhomës së Avokatisë. Për të marr më shumë angazhime dhe përgjegjësi ndaj qytetit ku lindi dhe u rrit, Luçiano Boçi një figurë e spikatur lokale në Elbasan do të pranonte ftesën e lidershipit të PD për të kandiduar si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009. Për çfarë përfaqësoi si deputet, sot ai është një emër i njohur jo thjesht si profesionist i fushës nga vjen, por edhe si politikan profesionist. Përgjegjesitë kryesore të z.Boçi në Kuvend ishin dhe të qenit: Sekretar i Komisionit për Politikën e Jashtme deri 2013 si dhe anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Sipas monitorimit të Institutit te Studimeve Politike (ISP), efektiviteti i të qenit deputet të Luçiano ka spikatur duke qenë në nivele të larta nga; diskutimet në Kuvend, votimi i akteve, angazhimi në publik dhe veçanërisht aktivizimi në Komisione.


Në kërkim të rimandatimit për deputet
Luçiano Boçi ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun Elbasan deri në momentin kur PD hoqi dorë nga mandatet. I përfaqësoi qytetarët nga viti 2009, duke qenë një zë i fuqishëm dhe mbrojtës fanatik i interesave të tyre. Politikisht Luçiano ka qenë i qartë në qëndrimet e tij edhe para angazhimit në politikën aktive. Veç karrierës profesionale në vendlindje, Luciano Boçi ka qenë dhe kreu i degës së PD Elbasan si dhe është aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar në PD. Në zgjedhjet e 25 prillit Luçiano Boçi është i shtati në listë. Ai ka nisur punën duke qenë mjaft aktiv në fushatë krah drejtuesit politik Gazment Bardhit duke kërkuar votën masive për PD por edhe për veten si kandidat.
Zoti Boçi ka një avantazh në këtë fushatë elektorale duke qenë se e njeh mjaft mirë situatën në terren, jo vetëm si ish deputet, por dhe i deleguar nga kryetari Basha në riorganizimin e degëve të partisë. Ai ka trokitur kushedi sa herë në këto dyer ndaj këto takime janë shoqëruar nga entuziazmi dhe optimizmi në fitore te sigurt.
Luçiano po mban shënim të gjitha problematikat me të cilët përballen qytetarët e me ardhjen në pushtet të PD të kërkojë ndërhyrjen për zgjidhjen sa më shpejt të tyre (veçanërisht më emergjentet) e për të vijuar më tej me normalizimin e jetës në këtë qark ku varfëria të jetë një fjalë që nuk do të dëgjohet më.
Luçiano si kandidat ka lëvizur në çdo rrugë dhe rrugicë duke trokitur derë më derë si dhe ka mbajtur dhe tryeza të rrumbullakta me grupet e interesit dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë për të diskutuar problematiket dhe rrugët e zgjidhjeve të tyre. Në këtë betejë elektorale Luçiano Boçi kërkon votë plebishitare në Elbasan për Partinë Demokratike, pra nr.9, sikurse nga bashkëqytetarët po kërkon dhe mbështetjen për kandidaturën e tij duke i garantuar se nuk do t’i zhgënjejë. Për këtë iu ka dhënë dhe besën!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular