BallinaBotaForumi i Boaos 2021, publikohet raporti kryesor në ditën e parë

Forumi i Boaos 2021, publikohet raporti kryesor në ditën e parë

spot_img
spot_img

Të dielën nisi në Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit të Boaos për Azinë për vitin 2021, me temën “Ndryshimet e mëdha në botë: Bashkëpunim për të forcuar qeverisjen globale dhe për të çuar përpara nismën ‘Një brez, një rrugë’”.

Në ditën e parë të Forumit u publikuan dy raporte, ku vihet në dukje ndër të tjera që ekonomia aziatike do të mëkëmbet në vitin 2021 dhe rritja mund të jetë mbi 6.5%.

Dy raportet janë përkatësisht “Azia dhe bota në zhvillim të vazhdueshëm” dhe “Perspektiva ekonomike dhe procesi i integrimit në Azi”.

Si raport kryesor në forum, në “Perspektiva ekonomike dhe procesi i integrimit në Azi” vihet në dukje që, në kushtet e goditjes prej epidemisë së COVID-19, ekonomitë aziatike kanë një paraqitje më të mirë se ato të rajoneve të tjera të botës.

Sekretari i përgjithshëm i Forumit Li Baodong u shpreh që sivjet epidemia vijon të jetë ende një faktor që ndikon mbi ekonominë aziatike, por me vaksinimin në shkallë të gjerë ndaj COVID-19, po rritet pandërprerë mundësia për kontrollin e efektshëm të epidemisë.

“Në mbarë botën, Azia është e para që ka stabilizuar gjendjen epidemike dhe ka rifilluar prodhimin. Parashikohet që sivjet do të rriten shpejt hapat e mëkëmbjes ekonomike në Azi dhe rritja mund ta kalojë 6.5 %. Mendojmë që nisma e paraqitur nga Kina ‘Një brez, një rrugë’ dhe ‘Masterplani për ndërlidhshmërinë i ASEAN-it 2025’, Bashkimi Ekonomik Euroaziatik e nisma të tjera rajonale po lidhen dhe integrohen fuqishëm. Kjo ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin, mëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik ndërrajonal,” theksoi Li Baodong. (Jiang Lei)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular