BallinaKronikeFoto/Plagosi me armë sekretarin e PD-së në Kavajë, kush është autori i...

Foto/Plagosi me armë sekretarin e PD-së në Kavajë, kush është autori i dyshuar në kërkim

Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është autor i plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar me bashkë të tjerë janë në kërkim.

Fotoja në fjalë është bërë në vitin 2014, ku shihet me mjekër të gjatë mes efektivëve, teksa u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje.

Ndonëse kanë kaluar 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi (Tahiri) endej në Kavajë i armatosur. Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni. Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular