BallinaKronikeKrujë/ Shpërthim eksplozivi pranë një shtëpie, Policia merr në pyetje “hakmarrësit” e...

Krujë/ Shpërthim eksplozivi pranë një shtëpie, Policia merr në pyetje “hakmarrësit” e mundshëm

Në Krujë ka shpërthyer një sasi eksplozivi ë oborrin e një shtëpie të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të A. P.

Sipas Policisë,  ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular