BallinaBotaPësoi defekt, publikohet momenti kur avioni i Luftës së Dytë Botërore bën...

Pësoi defekt, publikohet momenti kur avioni i Luftës së Dytë Botërore bën ulje emergjente në plazhin e Floridës, “tmerrohen” pushuesit

Mediat e huaja kanë siguruar pamje nga momenti, kur një aeroplan i kohës së Luftës së Dytë Botërore, bëri ulje emergjente në det, pranë një plazhi të mbipopulluar në Florida.

Sipas Daily Mail, avioni TBM Avenger, ka bërë një ulje të detyruar në bregun e plazhit të Cacaos.

Në videon e filmuar nga një pushues, shihet aeroplani duke u ulur përpara se të ndalet në oqean, jo shumë larg nga vendi ku njerëzit po notonin.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga incidenti, i cili ndodhi si pasojë e një defekti mekanik në avionin historik.

“TBM Avenger duke performuar në paradë kishte një problem mekanik dhe piloti ishte në gjendje ta sillte aeroplanin afër bregut. Personeli i Shpëtimit ishte menjëherë në skenë dhe piloti është mirë”, ka thënë Cocoa Beach Air Shoë në një deklaratë të raportuar nga Florida Today.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular