BallinaKryesoreHelidon Bushati: Rendi në Shkodër, në rënie të lirë!

Helidon Bushati: Rendi në Shkodër, në rënie të lirë!

Dy ngjarjet në një hark kohor prej 24 orësh janë dëshmia e një pushteti që po tenton të kriminalizojë zgjedhjet.

Ortakëria e krimit me pushtetin është rreziku që po tenton të kanosë zgjedhjet e lira.

Nuk ka asnjë tentativë për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët disa ditë përpara zgjedhjeve. Pakti me krimin po tenton të minosë frymën e një populli për ndryshim.

Nuk do t’ia dalin.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë detyrën e saj dhe të mos vazhdojë të jetë vegël qorre e krimit të organizuar. I bëjmë thirrje ndërgjegjes së atyre policëve të painfektuar nga “virusi i krimit” ta marrin seriozisht misionin që Policia e Shtetit ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Askush nuk mund të dali mbi vullnetin e shumicës. I sigurojmë qytetarët se askush nuk do ta cenojë vullnetin e tyre këtë herë.

I bëjmë thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR të ketë parasysh ngjarjet e fundit.

Inspiruesi i krimit të organizuar ka një emër.

Të dielën, demokracia dhe shumica fitojnë betejën ndaj krimit dhe së keqes. Shqiptarët fitojnë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular