BallinaAktualitetTritan Shehu akuza qeverisë: Përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri...

Tritan Shehu akuza qeverisë: Përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri tani. Shqipëria në treshen e vendeve me më shumë vdekje për 1 mln banorë

Ish-ministri i Shëndetësisë, kandidat për deputet në Gjirokastër Tritan Shehu akuzon drejtpërdrejt qeverinë për mbi 10 mijë vdekje deri tani. Sipas tij, nga marsi i 2020 deri tani, menaxhimi i epidemisë së COVID-19 i ka kushtuar Shqipërisë 10 mijë vdekje shtesë.

Ai thotë se Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetës për 1 mln banorë.

POSTIMI I PLOTË

Unë akuzoj këtë qeveri përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri tashti!

Prej marsit 2020 deri më sot keq menaxhimi i epidemisë Covid i ka kushtuar Shqipërisë 10 mije vdekje shtesë mbi mesataren e viteve të mëparshëm sepse:

— Në këtë periudhë në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e veçantë përveçse epidemisë, që të justifikojë këtë numër vdekjesh kaq të lartë.

Ndërsa Rama e Qeveria vetëm heshtin përpara kësaj katastrofe.

Kjo është e vërteta, që askush nuk mund ta mohojë, pavarësisht trukeve fshehës, lojës me komplikacionet për të kamufluar diagnozën bazë, referimit për humbjet e jetëve vetëm pranë spitaleve Covid etj, elementë për të maskuar këtë të vërtetë tragjike!

Përfundimi tronditës: Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.

Fatkeqësisht kjo gjendje është në përkeqësim duke qenë:

—Shumë larg shifrave zyrtare elektorale të publikuara për epideminë, që veçse synojnë të “këndohet” fitore siç bënin edhe muaj më parë, kur realitetit tashmë i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton për këtë të dish të lexosh oshilacionin e numrave në Shqipëri në një periudhë të shkurtër të fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.

—Me një nivel vaksinimi të vendeve të Afrikës Qendrore, qoftë për numrin e vaksinave, qoftë dhe për standardet e pasigurisë së shumicës dërmuese të atyre të përdorura.

Fatmirësisht 25 Prilli është vetëm pak ditë larg, ndryshe do të rrezikoheshim të kalonim 20 mijë vdekje shtesë.

Tritan Shehu 1
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular