BallinaAktualitetVIDEO/ "Kape, kape, kape", ja momenti kur i riu plagosi punonjësin e...

VIDEO/ “Kape, kape, kape”, ja momenti kur i riu plagosi punonjësin e picerisë dhe niset me thikë drejt xhamisë

Videoja e mëposhtme tregon momenin kur Rudolf Nikolli plagos me thikë punonjësin e picerisë dhe më pas drejtohet drejt xhamisë “Dine Hoxha” pasditen e sotme në Tiranë. Nga videoja e siguruar nga ‘JOQ’ shihet 34-vjeçari, i cili pas plagos punonjësin e picerisë largohet drejt xhamisë. Në këtë moment shumë qytetarë kanë vrapuar pas atij për ta neutralizuar.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. Pas kësaj ngjarjeje, Nikolli u shpall në kërkim por prej më shumë se një muaji lëvizte lirshëm nën hundën e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular