BallinaKryesore‘Zonat rurale janë në harresë’/ Helidon Bushati: Do jem zëri juaj në...

‘Zonat rurale janë në harresë’/ Helidon Bushati: Do jem zëri juaj në Parlament. PD do të zgjidhë prolemet tuaja

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për Partinë Demokratike, Helidon Bushati zhvilloi një takim bashkëbisedues me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim u diskutua rreth problematikave, ku fokusi më kryesor ishte ai i problemeve mjaft të mëdha në zonat rurale të Shkodrës. Mungesa e investimeve në shkolla, cilesia e arsimit,  gratë dhe vajzat e disktiminuara,  ishin në qendër te diskutimeve në këtë takim.

Një problematik tjetër shqetësuese është edhe mos funksionimi si duhet i qendrave shëndetësore në këto zona rurale, ku shpesh herë banorët detyrohen të udhëtojnë me orë të tërra për të marr shërbimin që I nevojitet në qytetin e Shkodrës.

Bushati pasi dëgjoi këto shqetësime u anazhua se do të ishte zëri që do transmetonte problematikat në parlament dhe partia demokratike do jetë gjithmonë afër qytetarëve për të zgjidhur këto problem.Gjithashtu, dy fokuset kryesore të pd janë përmirësimi i strukturës arsimore dhe investimet në stafin akademik.

Një shqetësim tjetër ishte edhe mungesa e vëmendjes ndaj personave me aftësi të kufizara  dhe ish të përndjekurve politik.

Bushati tha se në momentin e përgatitjes së programit të qeverisë të partisë demokratike, pas 25 prillit do të diskutoj me personat që do mbulojnë programin përkatës për të trajtuar edhe pjesën e personave me aftësi ndryshe, por edhe të përndjekurve politik.

ZBARDHJA E PLOTË…

Migena Haxhi (Bordi i çështjeve sociale) –  Ju kemi ftuar sot këtu pasi nesër do kërkpojmë pjesëmarrjen dhe inpute nga ana juaj në hartimin e projektligjeve të ardhshme. Shoqëria civile është guri themelor në krijimin dhe ndërtimin e një sistemi demokratik stabël.

Helidon Bushati: Ju mbuloni disa nga fushat që shpeshherë shteti , prezenca e shtetit mungon fare dhe roli juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbuluar ato laguna që shteti paraqet në fusha apo sektor të vecantë, sidomos sa i përket shtresave në nevojë, të rinjve, familjeve me probleme, moshës së tretë , grupeve me aftësi ndryshe të cilat përbëjnë një plagë të madhe për Shkodrën, por jo vetëm për Shkodrën.

Do të filloja me moshën e tretë , duke vënë theksin tek rritja e pensioneve , ulja e energjisë eletrike sidomos sa i përket impktimit të ekonomisë familjare të secilit prej banorëve jo vetëm të Shkodrës. Do të shtoja politikat sa i takon rinisë , si përsa i përket shkollimit, ne i përmbahemi principit që asnjë i ri nuk duhet të privohet nga e drejta për studim vetëm për efekt të mundësisë financiare.

Partia demokratike parashikon një ndihmesë financiare për të rinjtë të sistemit parauniversitar që hyjnë në sistemin universitar.

Denada Shpuza: Unë jam Denada Shpuza dhe jam përfaqësuese e qendrës “Hapat e lehtë Shkodër”. Unë gjej rastin për të ngrit zanin kryesisht për gratë dhe vajzat që jetojnë në zonat rurale , si nëj problematik kryesore që ne ndeshim janë ceshtjet e punësimit të gruas dhe vajzave, duke i’u referuar atyre që atom und të bëjnë qoftë me hapjen e vendeve të punës por edhe duke i sovencionu në ato fusha që punojnë qoftë me përpunimin e frutave, qoftë në farat autoktone, në sera, në artizanat që janë pikat kyce. Një problematik shumë e madhe që më shqetëson është shëndetësia, mos funksionimi i qendrave shëndetësore në zonat rurale.

Duhet të ketë më shumë vëmendje për gratë kryefamiljare. Do të ngrej një problematik shumë shqetësuese që janë personat që trajtohen me kemp, është një problematik shumë e madhe e personave që ndoshta për arsye të ndryshme që paraqiten para komisionit dhe shpesh herë nuk fitojnë të drejtën që realisht i takon me ligj.

Helidon Bushati: Problemi është që shëndetësia falas apo 300 mijë vendet e punës , ju me të vërtetë ju bëjnë skeptik por kanë lidhje me një parti të caktuar e cila solli konceprin e shëndetësisë falas dhe shkatërroi nga ana ekonomike ato që u trajtonin, që kishin nevoj me të vërtetë për ilaçe. Ne, në modelin ton qeverisës, partia demokratike ka qenë një parti që atë që ka thënë ka bërë dhe nuk ka thënë atë që nuk bën dot. Ndaj këto janë pikat e programit të partisë demokratike dhe do të bëhen që të gjitha, keni fjalën tonë , keni edhe fjalën time. Unë si drejtues politik i qarkut , jam këtu edhe për të marr edhe angazhime, si Helidon por edhe si përfaqësues I partisë demokratike.

Luigj Mila: Unë jam Luigj Mila, punoj për dy organizata është komisioni drejtësi dhe paqe dhe projekti shpres. Mu më duket se kategoria më e nëpërkëmbur në Shqipëri janë personat me aftësi të kufizua, do  të shtosha edhe ish të burgosurit politik. Për personat me aftësi të kufizuara ,sot përshembull kuota ditore është 550 lekë, shteti jep 100 mijë lekë pra llogarite ku është, sepse ato janë jetim , janë të sëmurë, janë me probleme mendore fizike, shpeshherë janë edhe me fëmijë pra shumë e shumë problem dhe për mendimin tem pasqyra e një shteti social është mënyra sesi trajtojnë këtë kategori, nuk kena aksesushmëri, nuk kena sinjalistikë, nuk kena mjetet e nevojshme, nuk punësohen , nuk trajtohen njësoj kështu që duhet të ulena, të ndalena fort.

Ne mund të themi se kemi programe për këtë kategori por ne dona gjana konkrete, pra ca do të bahet.Janë objektet e represionit është burgu i Spacit, burgu i Qafë Barit, burgu i Burrelit që vazhdo të përdoret, është burgu i Tiranës që vazhdon përdoret, është kampi i Tepelenës që nuk trajtohet , janë ish të burgosurit politik që nëprkëmben, nuk kanë dinjitet , nuk kanë vlerësim, nuk janë trajtu në mënyrë ekonomike, nuk janë përfshinë administratën shtetërore pra janë shumë punë. Shkodra ka dhënë kontribute , unë e ndoqa kryeministrin aktual që tha pse merreni me komunizmi.

Merrena me komunizmin sepse vetëm 4 vite luftë national clirimtare, partia e punës Shqipërisë ose socialiste Shqipërisë është marr 40 vjet me ta , këtu ka qenë baza e luftës nacional cliimtare , këtu është hero, një lapidar, pot ë shkoni në jug e të shihni e dini vet se si është , sesa është marr. Unë nuk po them të merren si ato por ne duhet të jemi dinjitoz të japim atë që na takon kësaj kategorie sepse kanë sakrifiku jetën e tyre për këto ditë që kemi.

Helidon Bushati: Në momentin e përgatitjes së programit të qeverisë të partisë demokratike, pas 25 prillit padyshim që unë do të diskutoj me personat që do mbulojnë programin përkatës për të trajtuar edhe këtë, jam shumë i sigurtë që do të rritet pjesa e trajtimit financiar. Në programin e pd është parashikuar zgjidhja përfundimtare , trajtimi i përfundmit financiar , një trajtim financiar përsa i përket pensioneve të personave të persekutuarve , për pasardhësit e familjeve të persekutuara.

Enkelejda Pllumbaj: Të rritet shumë dhe ti jepet vëmendja e madhe fëmijëve  në arsim,sepse ato janë e ardhmja pastaj kemi braktisjen shkollore, mos dëshirën për të vazhdu shkollën ose thjesht po e nisi shkollën pa ndonjë interest ë madh.

Helidon Bushati : Dy fokuset kryesore, një është përmirësimi i strukturës arsimore dhe sidomos investime në burimet njerëzore, në stafin akademik. Në stafin akademikka angazhime të vecanta që janë edhe rritja rrogave në nivelin 700 euro për mësuesit, 900 euro pedagogëve, 1300 euro profesorët, shkon në dy drejtimet sin ë përmirësimet infrastrukturore dhe përmirësimi akademik .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular