Basha reagon për audiopërgjimin e Artan Lames: Akt kriminal, porositësi Rama. Do t’u marrë votën dhe më pas t’u prishë shtëpitë

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar nga Kamza pas publikimit të audio-përgjimit për kreun e Kadastrës shqiptare Artan Lame.

Basha tha se qëllimi është t’u marrë votën shqiptarëve dhe më pas t’u prishë shtëpitë. Ai e cilësoi akt kriminal dhe tha se kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë.

“Skandal, pas skandali. E dëgjuat se si drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë dhe t’u thonë familjeve që do t’u japin legalizimet, por në fakt ne nuk do ua bëjmë por s’mund tua themi tani. Ky është një akt kriminal sepse në ato shtëpi që do t’i prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, e fëmijëve, e bijave dhe bijve tuaj në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është tua prishë pas zgjedhjeve vetëm që tua marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i 8 viteve. Dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot. Kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, Paskuqani, Zallherri dhe gjithë Shqipëria. Më 25 prill do ta largojmë duke votuar numrin 9. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë pronën e tyre votoni më 25 ndryshimin, votoni numrin 9”, deklaroi Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.