BallinaAktualitetCelibashi paralajmëron komisionerët e 25 prillit: Do përballeni me sanksione të rënda,...

Celibashi paralajmëron komisionerët e 25 prillit: Do përballeni me sanksione të rënda, nëse…

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli në një konferencë me gazetarët për procesin zgjedhor të 25 prillit. Celibashi tha se sot mbërrijnë fletët e votimit për disa qarqe, ndërsa theksoi se tashmë janë shpërndarë në disa qarqe të tjera.

“Po e nis me procesin e printimit të fletëve. Ne kemi përfunduar, kemi të magazinuar dhe kemi filluar ndarjen e fletëve të votimit për qendrat e Votimit në Vlorë, Korcë, Elbasan dhe Fier. Sot në drekë mbërrijnë edhe fletët e votimit të qarqeve të tjera, Tirana, Kukësi, Durrësi, Dibra, Lezha dhe Shkodra. I kemi fletët e votimit këtu në magazinën e KQZ, dy dita para pritshmërive tona. Kemi siguruar kamerat e vëzhgimit për të 5199 qendrat e votimit, janë shpërndarë në të gjitha KZAZ. Në ditët në vijim do të shpërndahen në çdo qendër votimi. Kemi përfunduar procesin e instalimit të kamerave të vëzhgimit, kamerat që do të demonstrojnë procesin e votimit dhe gjithë arsenalin tjetër të procesit. Kemi në proces rekrutimin e operatorëve, të cilët do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik. Numri i aplikimeve është i madh, rreth 13 mijë aplikantë”, tha Celibashi.

Më tej, kreu i KQZ u ndal te siguria e procesit, Celibashi paralajmëroi komisionerët, që do të angazhohen në procesin zgjedhor, se do të përballen me sanksione të rënda, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që kanë.

“Në lidhje me sigurinë e procesit do të sjell disa gjëra në vëmendje të publikut, për të konfirmuar që çfarë KQZ ka bërë, janë të tilla që sigurojnë procesin zgjedhor dhe vullnetin e votuesve. Jam i sigurt që procesi, veçanërisht ai i nxjerrjes së rezultatit, nuk do të ketë probleme. Komisionerë, të cilët do të angazhohen në këtë proces, janë të ndërgjegjësuar për të gjitha penalitetet që do të kenë, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që ka. KQZ nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast asnjë komisioner, që do të vërë në provë forcën e ligjit për çdolloj arsye.

Ka sanksione shumë të ashpra ndaj atyre që përpiqen të cenojnë integritetin e votës së qytetarëve. Do të kemi gjithë vëmendjen për të evidentuar të gjitha këto raste dhe për të reaguar në përshtatje me ligjin. Kem marrë të gjithë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit, e para të përfundojë sa më shpejt, si dhe të përfundojë sa më shpejt”, u shpreh ai.

Më tej, Celibashi deklaroi edhe se “Ka një gjë që dua ta sjell në vëmendje. Me dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor është sanksionuar e drejta e çdo subjekti, që të kërkojë hapjen e kutive. Ata që do të jenë përgjegjës për këtë ka penalitet shumë të rënda, 1-7 vite burg. Do ta theksoj këtë për t’i hequr çdokujt interesin dhe dëshirën që gjatë procesin të nxjerrjes së rezultatit të demonstrojë në tabelën e rezultatit një rezultat të ndryshëm. Pasi vetë KQZ do t’i hapë ato fletë dhe do të bëjë rivlerësim të tyre”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular