BallinaKronikeDOKUMENTI/ Tha se s’ishte socialist, sistemi i patronazhit të PS zbulon votën...

DOKUMENTI/ Tha se s’ishte socialist, sistemi i patronazhit të PS zbulon votën e Ndriçim Tahirit, që plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë

Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi një natë më parë sekretarin e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni, figuron në listën e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste.

Në videomesazhin e tij nga arratia, Ndriçim Tahiri deklaroi se s’ka lidhje me socialistët dhe se nuk është i majtë.

Ndërkohë që në një kërkim në databazën e të dhënave të Partisë Socialiste, Ndriçim Ismail Tahiri, i datëlindjes 1976, rezulton të jetë votues i PS-së.

Të dhënat e tij janë skeduar nga patronazhisti, Gazment Metolli, i cili shkruan në kategorinë preferencat e ka lënë “pa informacion”. Ndërkohë që nuk e ka cilësuar si votues të sigurtë!

Ajo që bie në sy është fakti se në censusin e zhvilluar në vitin 2013 nga socialistët, Ndriçim Tahiri, figuron si votues i PS-së. Ndërkohë që figuron si i punësuar pranë një kompanie ndërtimi.

Nga ana tij, autori i plagosjes u shpreh se kishte dhënë kontribut në PD dhe për këtë dëshmitarë ishin ish-deputetët e PD dhe zyrtarët e saj.

“Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD, vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë ne gjitha të çdo njeri e din vet. U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish-kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish-ministër i Brendshëm e pyete mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e preshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialisti apo unë?

Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për çunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin cunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë”, u shpreh Ndriçim Tahiri.

Ndëkrohë që më herët, Partia Demokratike ka publikuar një fotografi, ku Ndriccim Tahiri, sëbashku me funksionarët e tjerë të policisë bashkiake të Kavajës, kanë qenë në shoqëri të kryebashkiakut të PS-së, Redi Krali.

Deklarata nga arratia e Ndriçim Tahirit

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë.

Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetem se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë çdo njeri e din vet.

U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish ministër i Brendshëm e pyte mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e presshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialisti apo unë?

Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për cunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin cunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë.

Unë kam bërë shumë sakrifica për PD por nuk e shoh të udhës të flas këtu në këtë video, ta dinë mirë këta që më quajnë socialistë mua.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive“.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular