BallinaPolitike“Dy fuoristrada më kanë ndjekur në afërsi të shtëpisë”, Kandidati i PD...

“Dy fuoristrada më kanë ndjekur në afërsi të shtëpisë”, Kandidati i PD në Elbasan: Po ushtrohet presion ndaj qytetarëve, do të denoncojmë rastet!

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, tregoi se mesnatën e së hënës, i ka ndodhur një incident. Ai tha se është ndjekur nga dy fuoristrada deri në afërsi të shtëpisë dhe është konfliktuar me ta.

Gjithashtu, kandidati shtoi se pushteti qendrorë dhe vendor po ushtron presion ndaj votuesve, e shtoi se ata po marrin të gjitha masat për të denoncuar këto raste.

Lefter Gështenja: Nuk jam rastësisht në këtë listë, kam 30 vite kontribut në PD. Karriera ime ka vijuar si një anëtarë i thjeshtë i PD, ndërsa kam drejtuar prej vitesh Njësinë numër 7. Tani jam i treti në listën e Elbasanit, në Përrenjas dhe Librazhd, kam njohje të madhe atje. Jam krenar që jam djalë Librazhdi.

Ju keni ndihmuar në tunelin e Elbasanit. Natyrshëm më lind pyetja këto zona në tetë vite si do e përshkruanit ju?

Lefter Gështenja: Kontributi im në profesion, kam kontribuar fort që Librazhdi dhe Përrenjasi të marrë sa më shumë fonde, e kam bërë me miqësinë që kam dashur, kam kontribuar që Librazhdi dhe Përrenjasi të marrin investime infrastrukturore. Kam qenë pjesë në dhjetëra projekte, sidomos në ato të zonave rurale. Dua të them për dy akse kryesore që janë në proces, ku i lamë në 2013-ën aty janë dhe sot. Duke qenë se jam inxhinier ndërtimi, sipas meje, ku ka rrugë ka zhvillim. Sfida ime është që në mandatin 4-vjeçar, Librazhdi të ketë një infrastrukturë tjetër, e cila tani është lënë në harresë. Në 8 vite të qeverisjes së PS, Librazhdi është lënë në harresë, dua të përmend disa fakte, pavarësisht infrastrukturës rrugore, problem është dhe varfëria. Librazhdi dhe Përrenjasi, kemi mijëra familje që marrin ndihma ekonomike. Papunësia, në përjashtim të dy bizneseve, që të gjithë e dinë se kush i ka, nuk ka punësim tjetër. Punësimi tjetër është në administratë. Është e patolerueshme sepse një zonë kaq bujare të lihet në harresë. Kanë pasur edhe numrin 2 të Partisë Socialiste. Unë s’e kam përmend asnjëherë në fushatë atë. Unë do të tregoj se çdo të bëjë PD në katër vitet e ardhshme.

Ju garoni në një zonë e konsideruar gjithmonë si e majtë. Elbasani më pas ka qenë në qendër të ndërkombëtarëve. Ambasadorët kanë qenë në Elbasan dhe kanë dërguar mesazhe për fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje. Si do të kontribuoni ju?

Lefter Gështenja: Elbasani do të jetë vendimtar në këto zgjedhje. Po ushtrohet presion, për një pjesë e administratë po bëjmë gati kallëzimet penale. Më lejoni të them që mbrëmë kam pasur një incident me njerëz të rilindjes, dy furoistrada që më ndiqnin pranë shtëpisë, me kërcënime dhe fyerje, kërcënim hapur, imagjinoni kur më ndjekin mua. Debatuam ashpër, isha i shoqëruar me vajzat e stafit. Unë për incidentin do të ndjek rrugën ligjore. Një person e kam konflitkuar. Kam informacion që një është me precedent penal, por do e lë në dorën e organeve të drejtësisë. Prej ditësh qoftë administrate qendrore dhe vendore po ushtrojnë presion ndaj votuesve, nuk lejojnë që të ketë votim të lirë. Dua t’i bëj thirrje zotit Balla të heqin dorë nga kjo metodë. Ne kemi indicie që po shpërndahen para dhe ndihma. Grupet tona po dokumentojnë të gjithë procesin dhe do të çojmë para drejtësisë të gjithë ata njerëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular