BallinaKryesorePD i përgjigjet Ramës dhe publikon foton: Agresorët në zyrën elektorale në...

PD i përgjigjet Ramës dhe publikon foton: Agresorët në zyrën elektorale në Kavajë janë njerëz e tu dhe kanë vepruar…

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për plagosjen në zyrën elektorale të Kavajës. Në një reagim, teksa PD ka publikuar foton e autorëve që u përfshinë në ngjarjen e një ditë më parë, shkruan se asnjë gënjeshtër nuk mund të shpëtojë dot Ramën.

Sipas PD, të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëz e kryeministrit.

“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular