BallinaEkonomiPensionet ulen për herë të parë në 2 dekada, Rama vazhdon të...

Pensionet ulen për herë të parë në 2 dekada, Rama vazhdon të premtojë aeroporte

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë gjatë vitit të kaluar nga 16,2543 lekë që ishte në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ulja në vlerë ishte 3.2 për qind, por duke përllogaritur edhe efektet e inflacionit ulja reale ishte edhe më e madhe me rreth 4.8 për qind.

Por kjo nuk po e pengon kryeministrin Edi Rama të vazhdojë fushatën me premtime për aeroporte. Qeveria nënshkroi sot kontratën me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, fitues për të cilin janë shpallur tre kompani: Mabetex Group, YDA Group dhe A2 SHPK.

Punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe vlera e ndërtimit të tij shkon 104 milionë euro. Rama premtoi ngritjen e Akademisë së Aviacionit dhe nisjen e punimeve edhe për aeroportin e Sarandës. Rama tha se pritet që nga Vlora të nisin fluturimet transoqeanike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular