BallinaKryesoreRënia e pensioneve, Meta: Me paratë tuaja Fuks-Shteti do të paguajë rreth...

Rënia e pensioneve, Meta: Me paratë tuaja Fuks-Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë, 25 prilli referendum për t’u çliruar nga abuzimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, referuar një shkrimi mediatik thotë se për herë të parë në dy dekada pensionet u ulën me 3.2% në qytete.

Meta thotë se në fakt ulja e vërtetë ka ndodhur pasi qeveria shqiptare me kontributet e qytetarëve do të paguajë 10 mijë patronazhistët që gjurmojnë jetët private të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës.

Sipas Metës, 25 prilli është referendum për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të qytetarëve.

STATUSI NGA ILIR META

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!

Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.

Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.

Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular