BallinaKronikeDetaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dyshohet si shkak i sherrit shpërndarja...

Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dyshohet si shkak i sherrit shpërndarja e parave për vota, e plagosur edhe një efektive e “Shqiponjave”

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku eksponenti i lartë i PS-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri në lagjen “5 maji”.

Raportohet se kanë mbetur 3 persona të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes.

Grupi që dyshohet se fshihet pas ngjarjes së rëndë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.

Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u ekzekutua pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”.  Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular