BallinaKryesorePresidenti Meta tjetër mesazh të fortë: Rinia e gjithë vendit do shpartallojë...

Presidenti Meta tjetër mesazh të fortë: Rinia e gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot me një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Sipas kreut të shtetit, në 25 prill, “rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindje”.

Presidenti Meta ka publikuar dhe një video nga takimi me talentet e reja të futbollit në Vlorë.

“Do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”, shkruan Meta në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë. 🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular