BallinaKryesorePROFIL/Profesioniste, denoncuese e skandaleve rilindase, zëdhënëse e PD, kandidate për deputete

PROFIL/Profesioniste, denoncuese e skandaleve rilindase, zëdhënëse e PD, kandidate për deputete

Nga Mina HYSA

Shqipëria është në prag ndryshimi. Zgjedhjet e së dielës pritet thjesht të çertifikojnë fitoren e opozitës dhe ekipit fitues të listës “Basha”. Jo vetëm vizioni dhe programi i Lulzim Bashës, por dhe lista e kandidatëve për deputet ka qenë frymëzuese për këtë triumf që pritet të ndodh të dielën. Emrat spikatin, janë personalitete në fushat nga vijnë, të papërfolura në afera si dhe si histori suksesi në profesione, premtuese për të ardhmen.
Njëra prej tyre është Ina Zhupa. E renditur e dyta në listën e PD, qarku Vlorë. Eshtë një e re, e cila në fushën nga vjen ka performuar mësë miri profesionalisht, por edhe politikisht duke e dhënë kontributin e saj konkret edhe brenda forcës politike për të cilën sot kandidon. Vjen në politikë nga bota akademike, por prej vitit 2014 ka qenë mjaft aktive në politikën e ditës, veçanërisht prej vitit 2015, kur Lulzim Basha e emëroi në postin e zëdhënëses së PD.
Nga foltorja e selisa blu, Ina Zhupa ka ditur që mësë miri si zëdhënëse e PD, me jetegjata në atë detyrë, të artikulojë dhe denoncojë fort dhe me saktësi skandale nga më të ndryshmet dhe të shumta të kësaj qeverie. Tregoi që është një profesioniste, diti të krijojë raporte shumë të mira me gazetarët pavarësisht mediumit që përfaqësonin. Statura e Ina Zhupës nga viti në vit njohu ngritje, për faktin se ajo diti të spikasë mësë miri në betejën e politikës së ditës dhe si një profesioniste e vërtet, zbriti dhe në terren duke nxjerrë në pah skandalet e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Shqetësoi jo pak, madje nisën dhe sulmet politike dhe personale ndaj saj dhe familjes, por kjo nuk e dekurajoi, nuk e trembi Ina Zhupën që të tërhiqej, përkundrazi e bëri më të fortë dhe të motivuar në misionin e saj denoncues ndaj të keqes.
Pedagogia dhe Doktoresha e Shkencave Politike Ina Zhupa për moshën e saj, ka një karrierë të admirueshme dhe si referencë nga bashkëmoshatarët, arritur kjo fal punës dhe përkushtimit çdo ditë. Kandidimi i saj si deputete në listën e qarkut Vlorë shënon një kulm në karrierën e saj ku përfaqëson Sarandën, e në këtë betejë elektorale është krah drejtuesit politik një emër me peshë në qarkun Vlorë Bujar Leskajt që së bashku me listën “Basha” pritet të sjellin më 25 prill një rezultat surprizë në kutitë e votimit. Ina Zhupa për vet profesionin që ka, por dhe tipin është një njeri shumë komunikues. Në takimet elektorale rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë, derë më derë, se bashku me eksponentë dhe anëtarë të PD dhe FRPD kanë mundur të shënojnë problematikat me të cilët përballen qytetarët me prioritet zgidhjen e tyre nesër si dhe kanë shpjeguar programin e PD për qytetarët, një program që do të sjellë zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
Kush është Ina Zhupa
Ina Zhupa ka lindur në Tiranë më 20 Qershor 1987, është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal.
Ka studiuar Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari. Zotëron 5 gjuhë të huaja.
Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studentëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar në kërkimin e saj shkencor në çështje që lidhen me integrimin evropian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit. Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për të matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular