BallinaKryesorePROFIL/Profesioniste, energjike, partiake, mbrojtëse e interesit publik, kandidate dhe drejtuese politike në...

PROFIL/Profesioniste, energjike, partiake, mbrojtëse e interesit publik, kandidate dhe drejtuese politike në Tiranë

Nga Mina HYSA

Pasnesër qytetarët shqiptarë do të jenë para kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Do të jetë kjo vendimarrja e tyre më e rëndësishme që pas rrëzimit të komunizmit sepse do iu duhet të vendosin jo thjesht për katër vitet e ardhshme, por për dekada dhe gjenerata. Eshtë ky momenti më i rëndësishëm post-tranzicion, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një qeverisje e cila jo vetëm ka zero bilanc qeverisës, por me një parti që ka ozurpuar çdo pushtet duke e çuar vendin në regjim. PD, forca politike progresive në Shqipëri e cila në historikun qeverisës mbart suksese të paimagjinueshme qeverisëse dhe integruese të tranzicionit shqiptar, shkon para shqiptarëve me një program dhe ekip shpresëdhënës për vendin.
Lulzim Basha, një lider i formatit europian atë për të cilin Shqipëria ka nevojë sot, ka mundur të krijojë një  ekip me profesionistë, por dhe partiakë të cilët në të përditshmen e tyre janë histori suksesi. Kryeministri i pas 26 prillit ka pranë vetes, jashtë dhe brenda listës kapacitete të shkëlqyera profesionistësh të cilët e kanë ndihmuar në përgatitjen e programit ekonomik që do të çojë në zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Njëra prej tyre, kandidate për deputete dhe drejtuese politike e PD në Tiranë në kuptimin e plotë të fjalës mbart brenda vetes faktin e të qenit një profesioniste e shkëlqyer, e reflektuar kjo në CV-në e saj të pasur por dhe partiake kontribuese. I ka ngjitur shkallët e karrierës një nga një. Ka kontribuar energjikisht; jo vetëm profesionalisht, por dhe politikisht për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.
Quhet Albana Vokshi, kandidate për deputete dhe drejtuese politike e qarkut Tiranë në njësitë nr.9 dhe nr.11. Vjen në këtë garë si ish-deputete, me një eksperiencë të vyer profesionale si drejtuese, por dhe politike, duke e ditur shumë mirë se për çfarë ka nevojë sot Shqipëria. Si një ish-specialiste e administratës Albana Vokshi e di shumë mirë që sot ky vend ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, të shkolluara, si një ish-drejtuese di shumë mirë që nevojitet vizion dhe projekt i qartë për nxjerrjen e vendit nga skamja në të cilën ndodhet, si politikane që ka lëvizur në çdo cep të Shqipërisë edhe për faktin se është dhe kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG), Albana e di shumë mirë që nevojitet përgjegjshmëri, angazhim dhe vendosmëri për një ngritur një qeverisje për qytetarin pas zgjedhjeve të 25 prillit me fitoren e PD. Si ish-deputete e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 deri në momentin që PD la mandatet, e cila do të konfirmohet sërish të dielën, zonja Vokshi e di shumë mirë peshën e votës së saj në parlament, votë që sa herë të ngrihet duhet të shërbejë që çdo ligj i prodhuar të bëhet në funksion dhe të ketë në fokus qytetarin dhe jo oligarkëve siç ka ndodhur deri më sot, që duhet punuar për një Shqipëri të zhvilluar.


Energjike, profesioniste,
një grua e hekurt në politikë
Emri i Albana Vokshit e kapërcen të përfaqësuarit të një zone, të një të zgjedhuri që njihet vetëm aty ku votohet siç ndodh rëndom në Parlament. Albana është zgjedhur në zonën që është caktuar nga partia, por ajo ka qenë një zë i fuqishëm i denoncimit të skandaleve të panumërta të kësaj mazhorance sa herë i është kërkuar ta bëjë. Eshtë parë shpesh, kudo, energjike në foltoren e selisë blu si dhe në krah të qytetarëve në emër të Partisë Demokratike me një qëllim të vetëm; mbrojtjen  e interesit publik. Denoncimet e Albanës nuk kanë qenë thjesht të shumta në numër, por dhe të shtrira sipas llojit të problematikave me të cilat janë përballur qytetarët shqiptarë. Ka qenë e pakompromis në këto denoncime sepse Albana Vokshi nuk mund të pajtohet me faktin që shpërdorohen paratë publike të taksapaguesve shqiptarë dhe mungon shërbimi shëndetësor ai arsimor, i duhuri, që ndihma ekonomike është në kufinjtë e një lëmoshe, që situata nga pandemia e COVID-19 ka varfëruar dhe futur në borxhe mijëra familje shqiptare dhe qeveritarët i bëjnë paratë rrush e kumbulla duke rregulluar zyrat luks apo dhe dhënë tenderat me çmime stratosferike dhe madje dhe në shkelje të ligjit.


Në këtë fushatë elektorale në Njësitë nr.9 dhe nr.11 përkrah ka patur dhe krerët e degëve Saimir Mulgeci dhe Florjan Lila si dhe strukturat e degëve, por duke patur dhe mbështetjen e gjerë qytetare në çdo takim që ka patur rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë apo dhe trokitjen derë më derë ku iu është prezantuar programi i PD për një Shqipëri të Zhvilluar dhe të Integruar. Albana gëzon mbështetje të gjerë të strukturave jo vetëm për jetëgjatësinë e saj në to, por dhe për faktin sepse drejton prej vitesh një prej organizatave partnere sic është Lidhja Demokratike e Gruas (LDG) dhe me shumë sukses. Duhet theksuar fakti që zonja Vokshi mbetet dhe një zë i fuqishëm i mbrotjes së lirisë së medias në Shqipëri ku nuk kanë munguar reagimet e saja dhe denoncimet për të mbrojtur media dhe gazetarë nga dhuna e pushtetit.
Kush është Albana Vokshi
Ka lindur në vitin 1971 në Tiranë, flet tre gjuhë të huaja. Në vitet 1989-1994 është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Inxhinierisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitet 2002-2003 ka kryer master në Menaxhimin e Politikave Ekonomike Columbia University New York SHBA. Zonja Vokshi ka një eksperiencë të vyer puna si në sektorin shtetëror ashtu dhe atë privat. Në vitet 1995-1996 ka punuar specialiste për Departamentin për Zhvillim dhe Kordinim të ndihmës së huaj Këshilli i Ministrave.
Në vitin 2003 ka kryer Intership për Programin për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara UNDP Zyra Rajonale për Europën dhe Shtetet e Pavarura të Coomnwealth New York dhe në FMN Departamenti i Kërkimeve, Divizioni i Studimeve Makroekonomike Washington D.C  Në vitet 2004-2005 ka punuar si Analiste Buxheti Zyra e Programit , Agjencia e e Zhvillimit Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, USAID, Kabul Afganistan. Më herët, në vitet 2000-2002 të njëjtën detyrë e ka mbajtur edhe në Kosovë ku po një vit më parë (1999-2000), ka punuar si specialiste projektesh në zyrën për zhvillim të OKB. Zonja Vokshi ka mbajtur detyrën e Drejtores së Departamentit të Kordinimit të Strategjive dhe Kordinimit të Ndihmës së Huaj, Këshilli i Ministrave në vitet 2005-2009. Në vitin 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë ku ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Nënkomisionit Parlamentar për Çështjet Gjinore dhe Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Punë dhe Çështjeve Sociale të Shëndetësisë ), e rizgjedhur dhe në vitin 2013 ku ka mbajtur dhe detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.
Zonja Vokshi do të zgjidhej deputete edhe në vitin 2017 ku në Parlament do të merrte dhe detyrën e Kryetares së Komisionit të Medias ku në fakt ka qenë mjaft aktive si mbrojtëse e lirisë së medias në Shqipëri. Politikisht Albana Vokshi jo vetëm personalisht por dhe familjarisht ka qenë pjesë e familjes së madhe politike PD. Në vitin 2005 e në vazhdim është anëtare e Këshillit Kombëtar, nga viti  2009 është  Kryetare e LDG si dhe është edhe anëtare e Kryesisë.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular