BallinaKryesoreSkandalet e PS/ Ish-ministri: Po blejnë mos-daljen në votime

Skandalet e PS/ Ish-ministri: Po blejnë mos-daljen në votime

Pas skandalit të fundit në Dibër, ku u kapën disa zyrtarë socialistë në një mjet të mbushur me lekë, gati për të blerë vota, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai saktëson se në fakt ata nuk po blejnë vota, por po blejnë mos-daljen në votime.

“Vesi del me shpirtin!

Para pa fund për të blerë mos daljen e njerëzve në votime. Nuk janë të sigurtë më që njerëzit ua japin votën në këmbim të parave. Ndaj nuk paguajnë për votën pro, por për mosvotimin…

Më mirë të mos votojnë. Kjo është strategjia. Ato karta identiteti që kapura në Elbasan e Dibër janë prova e kësaj strategjie.

Prandaj duhet pjesëmarrje në votime. Sa më shumë të marrin pjesë, aq më i pamundur është blerja e pushtetit,” shkruan Manjani.

Kujtojmë se një ditë më parë ishte vetë ambasadorja amerikane që paralajmëroi se do ndëshkohen ligjërisht ata që pengojnë qytetarët të votojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular