BallinaKryesoreSKANDALI/ U kap me 5 mln stërlina kokainë, ja kë mbrojti Edi...

SKANDALI/ U kap me 5 mln stërlina kokainë, ja kë mbrojti Edi Rama

Personi që qarkullonte me një makinë pa targa dhe u kthye në mollë sherri mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, ka precedentë kriminalë për trafik kokaine në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BIRN. Por pavarësisht kësaj, Mehmet Greca u mor në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.

Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.

Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

“Greca kishte për qëllim të përmbyste rrugët e Londrës dhe Britanisë së Madhe me një sasi të madhe kokainë. Ky ishte konfiskim i rëndësishëm,” tha Jonathan Payne nga Skuadra e Krimit në Londër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular