BallinaAktualitetArrestohet shqiptari në Zvicër, iu zhvati mbi 1 mln euro qytetarëve për...

Arrestohet shqiptari në Zvicër, iu zhvati mbi 1 mln euro qytetarëve për sigurime shëndetësore

Një qytetar nga Kosova por me banim në Zvicër ka rënë në prangat e policisë me akuzën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit” çoi në arrestimin e shtetasit L.M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular