BallinaKryesore“Më fal që nuk të dhashë jetën që meriton!”/ Babai që vuan...

“Më fal që nuk të dhashë jetën që meriton!”/ Babai që vuan nga sëmundja e rrallë surprizon vajzën e tij të vogël

Nuk ka vështirësi më të madhe kur jeta të vendos përballë problemeve shëndetësore dhe atyre ekonomike.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e dhimbshme e Flamurit dhe familjes së tij. Flamuri në studio rrëfeu se vuante prej më shumë se 40 vitesh nga një sëmundje e rrallë në gjak dhe çdo muaj  bënte terapi në spital.

Flamuri në studio kishte ardhur i shoqëruar nga gazetari i njohur i sportit, Dëfrim Methasani, me të cilin kishte kohë që njihej. Zoti Dëfrim së bashku me Flamurin rrëfyen se si ishin njohur me njëri-tjetrin si dhe kalvarin e vuajtjeve që familja e këtij të fundit kishte kaluar. Dëfrimi pasi kishte mësuar historinë e Flamurit i kishte ardhur menjëherë në ndihmë duke u kujdesur për ta dhe duke kontribuar në mënyra të ndryshme.

Flamuri së bashku me familjen e tij jeton në një fshat të Burrelit dhe shpesh herë, për të shkuar në spital është tepër e vështirë, thuajse edhe e pamundur, për shkak të largësisë. Ai tregoi në studio një nga momentet më të vështira të jetës së tij, një moment në të cilin kishte qenë duke humbur jetën. Kishte qenë pikërisht vëllai i tij që e kishte shpëtuar duke e mbajtur në krahë, pasi ishte e vetmja mënyrë për ta çuar në spital.

Flamuri kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar gruan e tij, por dhe për ti kërkuar falje të bijës që nuk arriti dot të plotësonte të gjitha ëndrrat e saj. “Dua të të bëj të lumtur, por dhe dua të të kërkoj shumë falje sepse nuk kam mundur që të të plotësoj të gjitha dëshirat e tua për shkak të shëndetit tim. Dua që të jesh mirë dhe sa më e fortë!”,- ishte mesazhi i Flamurin për vajzën e tij.

Familja e Flamurit nga ana tjetër treguan se përveç sëmundjes së tij po përballeshin me vështirësi ekonomike dhe me varfërinë. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me gazetarin Dëfrim Methasani dhe kompaninë  e njohur “Acai one” i siguruan Flamurit dhe familjes së tij qiranë e shtëpisë për disa vite.

“Më fal që nuk të dhashë jetën që“Më fal që nuk të dhashë jetën që“Më fal që nuk të dhashë jetën që

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular