BallinaShow BizzJonida Vokshi, protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit, duke zënë...

Jonida Vokshi, protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit, duke zënë vendin mikeshës së saj, Elvana Gjata, si e preferuara e Ermalit

Lajmin e ka konfirmuar e ftuar në emisionin “Pardon My French”, vetë Jonida. Aktorja u shpreh shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe rolin që do të luajë.

Jonida tha se lajmet që kanë qarkulluar së fundmi janë të vërteta dhe atë do ta shohim në serial, por deri tani janë duke u bërë vetëm provat. Aktorja zbuloi se xhirimet do të nisin së shpejti e ndjekësit e kanë pyetur se si do të duket ajo në këtë rol.

Kujtojmë që Ermali ishte i pari që zbuloi se Jonida do të jetë protagoniste në serial duke e uruar për ditëlindje me fjalët: “Ylli i serialit”. Jonida Vokshi tashmë është bërë nënë dhe pak kohë më parë zbuloi disa detaje mjaft interesante rreth mëmësisë dhe zgjerimit të familjes.

E ftuar në “Ftesë në 5”, aktorja tha se Emi i ngjan më shumë partnerit të saj, producentit Besnik Krapi, dhe këtë gjë e ka pasur të vështirë ta pranojë deri vonë. E pyetur se çfarë dëshiron që e bija të bëhet në të ardhmen, ajo tregoi se e frenon veten që ta orientojë Emin, sepse dëshiron që vajza e saj të zgjedhë vetë fushën ku është e aftë.

“Sa i ngjan Besnikut! E kam pasur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut.

Por ka disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut se ai është zgjedhja ime. E kam menduar gjithmonë se si do jetë, por e frenoj veten sepse dua që ajo të zgjedhë një fushë ku është e aftë.

Nuk dua të jem nga këto mamatë që të them se dua të bëhet doktoreshë, por nuk do të ishte keq duke parë edhe situatën që është tani”,- u shpreh Jonida Vokshi, duke vlerësuar edhe një herë punën e madhe që po bëjnë mjekët në këtë pandemi.

Ndër të tjera, ajo tregoi se në një moment pas lindjes së Emit, ka qarë dhe është mbyllur në tualet për një orë. Dhe e gjitha kjo, sepse e vogla qante kur aktorja e merrte në krahë dhe pushonte kur e merrte i ati.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, ndërsa kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë.

Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qajë dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ‘ja pushoi në krahët e babait’. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”,- tregoi ajo.

Sa u përket planeve për zgjerimin e familjes, Jonida Vokshi ka zbuluar ndër të tjera se nuk do dëshironte që Emi të ishte vajzë e vetme. Përkundrazi, dy motra ose një vëlla do të ishin ideale për vogëlushen.

Sa i përket karrierës, ajo do të jetë pjesë e këtij filmi pas eksperincës si prezantuese e “Festivalit të Këngës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular