BallinaAktualitetTentoi të djegë kutinë e votimit, shoqërohet i riu në Fier

Tentoi të djegë kutinë e votimit, shoqërohet i riu në Fier

Një i ri është shoqëruar nga policia e Fierit pak momente përpara se të dilnin kutitë e votimit nga qendrat e votimit ne Agim në njësinë administrative Libofshë, pasi dyshohet se me një shishe me lëndë djegëse në dorë ka bërë thirrje se do të digjte kutitë e votimit.

I riu nuk e ka hedhur shishen, ndërsa qëndronte me shishen e ndezur në dorë përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit.

Policia e cila ndodhej në këto mjedise për mbarëvatjen e procesit, e ka ndaluar, ndërsa më pas është shoqëruar për në mjediset e komisariatit.

Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular