BallinaAktualitetAndi Bushati: Zgjedhjet u blenë nga një para e madhe

Andi Bushati: Zgjedhjet u blenë nga një para e madhe

Analisti. Andi Bushati, i ka cilësuar këto zgjedhje si të blera nga një para e madhe.

Në Top-Channel, Bushati foli për masakër elektorale, ndërsa u shpreh se PS do të fitojë më shumë mandate sesa rezulton nga projeksionet e deritanishme.

“PS mund ta ketë fitore edhe më të madhe. Arritja e 25 prillit është se u bënë zgjedhjet si tender pa garë, se i vendos një njeri. Unë nuk jam i surprizuar. Dje opozita fliste për fitore, unë thashë se do kemi masakër. Kur në Tiranë u vjedh të dhënat 900 mijë personave, nuk pret ndonjë gjë tjetër. Kur sheh video si ato që publikoi sot Vetëvendosje, ti e kupton se çfarë masakre po bëhet.  Këtu zgjedhjet i ka vendosur një para e madhe. Rezultati po del më i thellë se ExitPollet, që këtu duhen parë votat e blera.”, tha Bushati në OPEN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular