BallinaAktualitetBëhet nënë shqiptarja 14- vjeçare, “zhduket” partneri që e mitura kishte bashkëjetuar

Bëhet nënë shqiptarja 14- vjeçare, “zhduket” partneri që e mitura kishte bashkëjetuar

Një 14-vjeçare ka lindur ditën e shtunë në spitalin e Pejës dhe  pas lindjes së foshnjës, partneri i saj është zhdukur .

Sipas policisë e mitura ka deklararur se ka bashkëjetuar rreth një vit me një djalë ,për të cilin aktualisht nuk dihet vendodhja.

Lajmi është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Pejë, 24.04.2021 – 20:00. Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka bashkëjetuar 1 vit me një person. Është raportuar për një rast bashkëjetese me një person nën moshën 16 vjeç. Personi është larguar  dhe nuk po dihet vendodhja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular