BallinaBotaTrondit Elon Musk: Shumë njerëz do të vdesin gjatë përpjekjeve për të...

Trondit Elon Musk: Shumë njerëz do të vdesin gjatë përpjekjeve për të ndërtuar jetën në Mars

Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk, nuk planifikon të dërgojë njerëz në Mars për momentin.

Ai paralajmëroi në intervistën e fundit se “një bandë njerëzish me siguri do të vdesin” në fazat fillestare të eksplorimit të Marsit, shkruan “People”.

“Njerëz mund të vdesin, do të jetë e pakëndshme dhe ndoshta nuk do të keni ushqim të mirë,”– tha Musk. “Reklamat për udhëtimin duhet të theksojnë se do të jetë një udhëtim i mundimshëm dhe i rrezikshëm, ku mund të mos kthehesh gjallë.”

Ndërsa këmbënguli se do të jetë gjithashtu një aventurë dhe përvojë e mahnitshme, Musk theksoi rrezikun.

“Sinqerisht, një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin në fillim. S’është për të gjithë. Por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mahnitshme”,- tha ai, duke shtuar me një nënqeshje: “Vetëm vullnetarët!”

Kompania hapësinore e Musk ka lëshuar më shumë se 100 raketa gjatë dekadës së fundit në përpjekje për të mundësuar dërgimin e turistëve në Hënë dhe Mars, por një numër i raketave pa pilot kanë marrë flakë.

Megjithatë, ai parashikoi në dhjetor se kompania e tij do të dërgojë njerëz në Mars deri në vitin 2026.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular