BallinaKryesore‘Ecim përpara’/ PD Shkodër në mbështetje të Lulzim Bashës në misionin e...

‘Ecim përpara’/ PD Shkodër në mbështetje të Lulzim Bashës në misionin e tij për ç’rrënjosjen e diktaturës

Dega e Parisë Demokratike në Shkodër ka dalë me një deklaratë ditën e sotme, ku ka konfirmuar mbështetjen e saj për kryetarin Lulzim Basha.

Duke falenderuar mbështetësit dhe votuesit për fitoren në këtë qark, PD Shkodër ka theksuar se përballë kishte forca të errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shit-blerjes së votës dhe mekanizma të intimidimit të qytetarëve, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre.

‘Misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon  deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët’, thuhet në deklaratë.

Dekrata e plotë:

Deklarate e Partise Demokratike, Dega Shkoder

Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike. Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.

Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me zed he figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.

Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon  deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.

Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.

Ecim perpara me Lulzim Bashen!

Ju faleminderit !

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular