BallinaAktualitetFOTOT/I madh sa një fushë futbolli, "Bisha" e qiellit kryen me sukses...

FOTOT/I madh sa një fushë futbolli, “Bisha” e qiellit kryen me sukses fluturimin testues

Avioni gjigant i kompanisë “Stratolaunch” kreu me sukses fluturimin e tij të dytë testues të enjten, duke u ngritur mbi shkretëtirën në jug të Kalifornisë.

Mjeti fluturues me dy kabina dhe 6 motorë është 1,5 herë më i madh se sa një Airbus 380, ose sa një fushë futbolli, 117 metra.

Avioni u ngrit për herë të parë në fluturim dy vite më parë, ndërsa të enjten kreu testimin e tij të dytë. Ai arriti një lartësi prej 4200 metrash, ndërsa fluturoi për më shumë se 3 orë.

Projekti është financuar nga Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili vdiq para se të kryej testi i parë në prill të vitit 2019. Kur kompania Stratolaunch u themelua në vitin 2011, projekti u vlerësua të kushtonte 300 milionë dollarë, por sipas CNBC, në vitin 2019 ai arriti në 400 milionë dollarë. Allen synonte ta përdorte këtë avion për lëshimet në hapësirë të satelitëve.

Gjatë fluturimit të dytë testues avioni arriti një shpejtësi maksimale 320 kilometra në orë.

I madh sa një fushë futbolli/ "Bisha" e qiellit kryen meI madh sa një fushë futbolli/ "Bisha" e qiellit kryen meI madh sa një fushë futbolli/ "Bisha" e qiellit kryen meI madh sa një fushë futbolli/ "Bisha" e qiellit kryen meI madh sa një fushë futbolli/ "Bisha" e qiellit kryen me

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular