BallinaKronikeFOTO+VIDEO/Kujdes, pamje të rënda, makina përplas 22-vjeçaren te vizat e bardha në...

FOTO+VIDEO/Kujdes, pamje të rënda, makina përplas 22-vjeçaren te vizat e bardha në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.

“News24” dhe “BalkanWeb” sigurojnë pamjet e rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin kur makina përplas të renë, teksa po kalonte te vizat e bardha. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë.


Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”, drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular