BallinaAktualitetGreqia drejt hapjes së madhe, gazetari zbulon kur do shiten në farmaci...

Greqia drejt hapjes së madhe, gazetari zbulon kur do shiten në farmaci vaksinat e Covid

Në një lidhje direkte për “Wake Up”, gazetari i Top Channel, Artur Bibe bëri të ditur se ditën e martë në Greqi do të ndodhë hapja e madhe.

Gjithashtu shtoi se më 14 maj do hapet vendi për turistët, ndërsa pritet që deri në fund të muajit maj Greqia të hapet për gjithë botën.

“Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe. Të martën fillojmë hapjen e madhe, fillojmë me restorantet dhe gradualisht të gjitha bizneset.

Në 14 maj hapet turizmi, një super lajm, sepse jemi më shumë se një vit të mbyllur, më shumë se një vit të izoluar. Më në fund tani jemi mirë, plot shpresë. Vaksinat po ecin goxha mirë dhe ardhja e ilaçit të ri EXO-CD24, besoj është në drejtimin e duhur.

Kemi 60-100 mijë vaksinime në ditë në këtë periudhë dhe besoj deri në shtator vaksinat e Covid do jenë edhe në farmaci”, tha Bibe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular