BallinaAktualitetMbërrijnë 25 mijë vaksina ruse Sputnik V, Rama: Arrijmë objektivin për....

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse Sputnik V, Rama: Arrijmë objektivin për….

Sapo kanë mbërritur në vendin tonë 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Lajmin e jep kryeministrin Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ku thekson se në pjesën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për gjysëm milioni të vaksinuar.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK😍 Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit💪 #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular