BallinaKronikeTë akuzuar për vepra të ndryshme penale, Policia e Tiranës arreston 11...

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, Policia e Tiranës arreston 11 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar disa qytetarë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular