BallinaKryesoreLulzim Basha do kete mbeshtetjen e demokrateve, eshte i vetmi lider qe...

Lulzim Basha do kete mbeshtetjen e demokrateve, eshte i vetmi lider qe mund ti prije ndryshimit

Nga Dashnor Visha

Te dashur bashkeqytetare te Njesise Administrative Nr.6, Kombinat.
Te nderuar demoktate, te gjithe ju qe kerkuat ndryshimin duke mos u pajtuar me kete realitet te hidhur ku lengon shoqeria Shqiptare.
Ne mbyllje te nje procesi te gjate, qe perfundoi sot ne oret e para te mengjesit, dua te falenderoj pa mase; cdo Anetar/e Kryesie, drejtues strukture, Forumin Rinor, Lidhjen Demokratike te Gruas, te gjithe Komisioneret, vezhguesit, numeruesit, grupet mbeshtetese, grupet e mbrojties se votes, perfaqesuesit tane ne KZAZ si dhe cdo qytetar qe me zemer deshiruan, me mendje enderruan dhe me shpirt kontribuan per te bere ndryshimin e shumepritur per te cilin kishte nevoje shoqeria Shqiptare.
Gjate kesaj fushate frynte ere shprese, demokracie dhe ndryshimi.
Ndaj ju nxituat te votoni ndryshimin, votuat per te ardhmen, per femijet dhe familjet tuaja, per mirqenie e prosporitet, votuat lirine tuaj.
Por fatkeqesisht rezultati nuk ishte ai per te cilin ju drejtuat kutive te votimit, pasi gara ishte vrare kohe me pare, makineria vrasetare e demokracise e nje shteti mafioz kish vepruar duke deformuar dhe kriminalizuar vullnetin e votuesve Shqiptare dite para se ata te ju drejtoheshin kutive te votimit.
Mandatin nuk e fituam por morem mbeshtetjen masive te demokrateve shqiptare dhe pse jo te socialisteve te ndershem qe ndryshimin e shikonin si shpetim.
Fituam mbeshtetjen me te madhe nga demokrate te ndershem e besnike qe kurre nuk u shiten dhe nuk u tremben nga presioni i pushtetit dhe bandave voteblerese.
Gjithsesi “te rrezohesh nuk eshte turp, por turp eshte te mos besh perpjekje per tu ngritur”
Tashme eshte kohe reflektimi, analize, ringritje, strategjie te re e angazhimi serioz.
Ne jemi Partia Demokratike e Shqiperise, partia e vlerave dhe moralit, ne luftojme per largimin e ketij regjimi te kalbur e jo njeri tjetrin.
Ne kemi nje lider, ai eshte Lulzim Basha, i cili ka patur dhe do kete mbeshtetjen e demokrateve shqiptare, ai edhte i vetmi lider qe mund ti prije ndryshimit.
Dhe njehere thellesisht mirnjohes dhe falenderues per cdo qytetar te kesaj Njesie Administrative qe zgjodhi te votoje Partine Demokratike te Shqiperise.
Nje falenderim i vecante shkon per Kandidatin fitues z.Belind Kelliçi i cili ne kete fushate elektorale tregoi qytetari, fisnikeri, nivel te larte komunikimi e bashkepunimi, faktor te cilet te kordinuar me punen e madhe dhe angazhimin serioz te Kryesise dhe struktures drejtuese Dega Nr. 6, bene qe te rriteshim bindshem ne raport me zgjedhjet e meparshme.
Ne cilesine e Kryetarit te Partise Demokratike Dega 6 e garantoj Deputetin e dale nga kjo zone qe tek une dhe Struktura drejuese e Deges ne vazhdimesi do gjeje mbeshtetje dhe bashkepunim maksimal ne funksion te nje qellimi dhe objektivi te perbashket i cili eshte rikthimi i Partise Demokratike ne drejtimin e vendit.
Misioni vazhdon, te bashkuar, perkushtuar dhe te palekundur deri ne fitore.
Mundi, sakrifica, kontributi, angazhimi, perkushtimi dhe vota per ndryshim nuk humbin kurre.
Keshtjella blu nuk tundet, pasi ne themelet e saj qendron liria dhe dinjiteti i Demokrateve .
Sebashku per ndryshimin.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise.✌️✌️
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular