BallinaKryesorePërlotet Pirro Çako, zbulon historinë që fshihet pas këngës “Vendi im” të...

Përlotet Pirro Çako, zbulon historinë që fshihet pas këngës “Vendi im” të Elvana Gjatës

Nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thonim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.

Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.

Por si janë njohur ata të dy?

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun dhe zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon.

Ndërkaq Pirro ka treguar se me këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, ka një lidhje më të fortë dhe emocionale.

Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këtë këngë e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai.

“Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit. Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë. Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time  që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues. Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova. Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

Lexo edhe: Pirro Çako: Kënga që doja të hiqja nga albumi “Çelu” i Elvana Gjatës

Elvana ka treguar se në fakt kënga “Vendi im” është e preferuara e saj, madje shumë herë ka qarë me këtë këngë.

“Mund të them që është edhe e preferuara ime në fakt, se kam një dobësi shumë të madhe për këtë këngë. Thjesht kam qarë, jam rrënqethur. Në fakt unë as guxoja që t’ia thoja Pirros që do doja unë ta kisha këtë këngë, por e kuptoi Pirro vetë”, tha Elvana Gjata.

Më tej Pirro shtoi: “Pata një shkëndijë dhe i thash që Elvana kam besim që kjo këngë do të realizohet, por sa herë që do ta dëgjoj, sa herë që Migena dhe Elvana thonë vargjet e strofës së dytë, këto vajza, motra, imagjinojnë shohin njëra-tjetrën, mijëra njerëz do gjejnë veten e tyre, ndërsa unë do imagjinoj siluetën e babait tim që më shikon dhe e shikoj”

Elvana Gjata përfundoi duke thënë se në fakt  është një nder i madh për të dhe motrën e saj, Migena Gjata të këndojë këtë këngë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular