BallinaKronikeFshihej në Shqipëri, arrestohet autori i një vrasjeje në Greqi, dhjetorin e...

Fshihej në Shqipëri, arrestohet autori i një vrasjeje në Greqi, dhjetorin e kaluar ekzekutoi punonjësin e një qendre shëndetësore

Një 32-vjeçar grek  i cili fshihej në Shqipëri është arrestuar pasi kishte kryer një vrasje dhjetorin e vitit 2020.

Sipas mediave greke, 32-vjeçari kishte ekzekutuar një 60-vjeçar i cili ishte punonjës në një qendër shëndetësore në Kalivia.

Ai më pas fshihej në Shqipëri për t’i shpëtuar autoriteteve greke, por u kap dhe u dërgua në Atika.

Menjëherë pas vrasjes ai ishte arratisur drejt Shqipërisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën armë gjahu dhe 31 plumba.

 

 

Mësohet se autori dhe viktima banonin në të njëjtën ndërtesë, dhe kishin mosmarrëveshje për banesat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular