BallinaAktualitetKarantinë 14 ditore për hyrjet nga Shqipëria në Greqi, ja kush përjashtohet...

Karantinë 14 ditore për hyrjet nga Shqipëria në Greqi, ja kush përjashtohet nga vendimi

Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.

Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia, ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Gati një javë më parë edhe Shqipëria vendosi karantinën 14 ditore për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia në Shqipëri.

Greqia vijon të përballet me nivel të lartë infektimesh nga koronavirusi ndërsa në vend po mbahen masa shtrënguese për të kufizuar lëvizjen për festën e Pashkëve ortodokse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular