BallinaTe tjeraKulla e Mirash Gjelit/Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

Kulla e Mirash Gjelit/Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

Shkruar nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

Në përpjekjet e mia për të dëshmuar mbi të vërtetat historike të Malësisë së Madhe dhe të identifikimit të kullave të kësaj treve, një vëmëndje të madhe më ka marrë edhe Kulla e Mirash Gjelit të Traboinit, e cila rriti me aq dashuri breza të tërë luftëtarësh kreshnik e mendimtarësh kuvendi sa edhe sot muret e saj dëshmojnë për atë hijen e rëndë e të lavdishme të saj.
Janë të pakta përpjekjet e malsoreve me vizion  dhe me intelekt që kanë shkruar mbi këto kulla, sa të mëdha janë nevojat për të dëshmu mbi lavditë dhe madhështinë që i dhanë ndër shekuj Malsisë, sidomos kjo Kullë, në trollin e të cilës u perkund në djep dhe gjeti mbështetje të përhershme edhe plaku i maleve Ded Gjon Luli në kauzën e shenjtë të tij si prijes i kryengritjes së Maleve të Malësisë në 1911 për ngritjen e flamurit simbolit kombëtar dhe të mëvetsisë së Malsisë.
Kulla e Mirash Gjelit ishte ndër të rrallat kulla që ka ruajtur të pandryshuar karakteristikat e hershme tipike të fortesave antike të rrethuar me lethe muri ciklobik të cilët ruajten për shekuj me rrallë privatsinë teritorjale të saj.
Gjindet në një shpat mali në Bardhaj të Traboinit në Hot të Malësisë së Madhe nën shtetin e Malit të Zi dhe ka një fushpamje 360°, hija e së cilës i sillet toprakut si nusja rreth votrës për të deshmu bindjen dhe qëndresën në ripertritjen e jetës së kësaj kulle.
Janë të shumta ngjarjet, historite dhe mbi të gjitha besnikëritë që i dhanë zâ e lavdi kësaj Kulle shekullore ku më e përmendura ndër to, për besë e nderë, ishte ajo e Mark Mirit me të vëllanë Kol Mirin të cilët me vetmohim e të përbetuar në besnikëri deri në vetflijim qëndruan burrërisht e nuk e treguan vendndodhjen e Kapitenit Gjelosh Luli, kushëri e vllazi trolli për ta, duke e ruajtur të gjallë qëndresën dhe frymën patriotike të Ded Gjon Lulit. Qendresa e vëllezërve Mark e Kolë Miri lidhet me ardhjen dhe instalimin e komunizmit në vitin 1945, kohë kur kapeten Gjelosh Luli dhe shumë patriota të ndershëm në kundërshtim të hapur me atë regjim të brendshëm politik u vunë në syrin e diktaturës komuniste shqiptare, valë e cila perfshiu edhe vëllezrit Mark dhe Kolë Miri të cilët e strehuan Gjelosh Lulin nepër male dhe shpella për të mos i ra në dorë diktaturës së egër komuniste, duke i duruar vetë mbi supe ato turtura çnjerzore deri në të pjekurit në hell mes dy zjarresh si kurbani i flijimit apo dhe turturat e burgut të asaj kohe, vetëm e vetëm për ti zbardhur faqen Kullës dhe Traboinit, ndër Shtatë Malet e Malësisë së Madhe, për besë e qëndresë si heronj të vërtetë të veshur me visaret më të shenjta të burrnisë siç i kishte hije një malsori trim.
Ishte pikërisht mbledhja e krerëve të Hotit të Malësisë së Madhe e mbajtur në qershor 1946 ajo që i flakeroi në shpirt trimat e maleve si dhe qëndrimi që mbajti Kapiteni i parë Gjelosh Luli ndaj bishës komuniste i cili edhe pse aso kohe gjendej i strehuar nëpër shpellat e strehave natyrore, sërisht përpiqej t’u bënte ballë duke nxitur e bashkuar rreth vetes malsoret patriot që t’vendosnin për fatet e Malësisë, që t’bëhej edhe një herë ribashkimi i saj sikurse në kohën e Ded Gjon Lulit ku ndër pishtarët e atij betimi ishin vëllezërit trima antikomunist Mark Miri e Kol Miri me djemt Traboinit të cilët me qëndresë e vendosmeri u betuan të fillonin pushkën kundër komunizmit .
Këta dy vëllezër virtuoz luftuan me vendosmëri kundër komunistëve të dy kampeve dhe ushtrive përkatëse bolshevike, atyre shqiptare dhe sllave, për 4 vjet me radhë duke mbajtur me ushqime e veshje, e strehuar me vigjilence Kapitenin Gjelosh Lulin, herë në shpella e herë nëpër shtëpite e miqve e të kumarve për të mos ia dorëzuar forcave terroriste të ndjekjes . Një meritë të veçantë për këtë qëndresë pati malsori Mark Miri i cili shquhej si një burrë i urtë plot mençuri, trimëri e besnikëri, me ideale të larta atdhetare e familjare, i cili mbeti një antikomunist derisa mbylli sytë në vitin 1989 në Malësi, në vendlindjen e tij ku prehet i qetë pranë të afërmëve të tij. Edhe vellai i tij Kol Miri gëzonte të njëjtat cilësi e vlera si Marku edhe pse më i ri, ai mbajti të njëjtin qendrim deri sa ndërroi jetë në vitin 1992 në New York të ShBA – së .
Për çështjen e Kapitenit Gjelosh Luli, Mark Miri u burgos nga forcat e rezistences, ku u dënua me burg, megjithate gjate asaj kohe familja e tij bëri një sërë takimesh me Zef Prek Nikën Berishaj, deputetin e Grudës dhe Zef Gjek Bacin Ivezaj për çeshtjen e lirimit të tij nga burgu. Të dy këta burra, përfaqsues të zonës e arritën të vënë në levizje instacat më të rëndësishme si dhe miqtë e tyre pranë Ministrive në Mal të Zi, ku kërkuan që Mark Miri të mos gjykohet në Shqipëri por në gjyqin e Cetinës në Mal të Zi . Më vonë Shqipëria përmes terroristit Toger Baba e kërkon Mark Mirin për ta gjykuar në Shkodër, por gjykata e Malit te Zi, kishte dhënë garanci, se do të gjykohet në Cetin, pasi botërisht dihej se Mark Miri e Kol Miri në vitin 1946 kishin marrë malin, prej forcave të mëdha ushtarake komuniste , të cilat kërkonin për t’i vrarë. Gjatë atij dimri ngricat kishin filluar më herët se kurrë, çka i favorizoi edhe spiunët me prijesin e tyre famkeq Toger Baba dhe ushtrinë e tij tinzare të djekjes te cilet arriten ta zene ne befasi Kol Mirin, diku ne bjeshkët e ashpra rrenxe Veliçikut. Menjehere sapo e kapen e lidhën këmbë e duarsh dhe brijë tij ndezën dy zjarre të mëdha , duke e futur ne mes për ta torturuar e pjekur ne “helle” si te ishte kurban flijimi ndaj Zotit djall te tyre Enver Hoxhes. Edhe pse në këtë gjendje shumë të rëndë sa mishi nga çasti në çast i fryhej nga temperaturat e larta të flakëve , ai nuk nxori asnjë fjalë se ku gjendet Kapiten Gjelosh Luli, pasi më heret ata kishin lidhur besën me të vëllanë, se, në rast se ndonjëri prej tyre ka fatin e keq që të kapet gjallë nga forcat e ndjekjes sllave dhe shqiptare kurrë për së gjalli nuk e tregojnë se ku gjendet ai. Kaq u desht dhe torturat filluan të pasojnë njera tjetrën me forma e metoda nga më çnjerzoret që vetëm komunistët dinin ti përdornin edhe pse të gjithë ishin shqiptar.
Me peshën e viteve mbi supe  rrullat ballit e perballjet me shumë veshtirsi Mark Miri mori zâ në malësi si një burrë i urtë dhe i ditun ku për dekada me rrallë u thirr me pleqnua në kuvende ndër malet e Malaisë. Në vitin 1945 Mark Miri mbajti fjalimin te Kisha e Traboinit të Hotit bashkë me Gjelosh Lulin.
Gjithashtu Mark Miri mori pjes edhe në mbledhjen e krenave të Malsisë në vitin 1974 për ndalimin e gjakmarrjes së malësoreve.
Kulla e Mirash Gjelit të Hotit kishte aq zâ si shtëpi patriotike sa gjithmonë gjindej plot ditë e natë me miq, dashamirë, dhe personalitetetet më të shquar të kohës në Malësi, ku bisedohej për ideale e çështjet më të rëndësishme Kombëtare. Mark Miri ishte një figurë mjaft e lakuar per nga vlerat dhe burrnia, Ai mbeti shëmbull per virtytet e nje malsori model per dije e besnikeri, mjaft i njohur në malet e Malësisë për pleqnitë e tij të drejta. Të dy këta vëllezër janë vlersuar dhe gëzojne mirnjohjen nga institucionet me të larta në Malësi të Madhe si patriota të shquar, me motivacionin e qëndresës antikomuniste dhe kontributit të pashoq ndaj çështjes Komtare në vitin 2018 -të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular