BallinaAktualitetPandemia ndikoi/Si pastrohen paratë e pista në Shqipëri?

Pandemia ndikoi/Si pastrohen paratë e pista në Shqipëri?

Ndërsa ka pasur një ulje të rasteve të sinjalizuara për fonde të dyshimta për vitin 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka analizuar tipologjitë kryesore përmes të cilave individët apo subjektet fusin në qarkullim paratë e pista.

Tipologjitë janë të shumta, ndërkohë që në raportin e punës për vitin 2020, kjo Drejtori raporton se Pandemia ka shtuar mundësitë për pastrimin e parave.

Investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh, është një prej kanaleve kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri;  investime në mallra luksi nga persona të cilat nuk justifikojnë burimin e fondeve apo persona me precedentë penalë;  transferta të dyshimta (në mbërritje apo në dalje edhe në tentativë) me përfshirje të subjekteve/shtetasve  të  huaj  dhe  të  pajustifikuara  me dokumentacion  mbështetës;  sponsorizime/ dhurime/ dhënie  huaje nga/ për të tretë pa u konstatuar lidhje të mundshme mes palëve;  transaksione  të  pazakonta  krahasimisht  me profilin financiar të personit/subjektit;  mashtrime të formave të ndryshme;  transaksione financiare të kryera nga persona me  precedentë  të  mëparshëm  penalë  apo persona të lidhur me ata me precedentë;  transferta  të  dyshimta  me  vende  të konsideruara me risk;  ndërmjetësime të dyshimta në transaksione nga  profesionistë  të  lirë  për  përftime  të dyshuara pjesërisht si të paligjshme,  transferta  të  mëdha  vlerash  (brenda  dhe jashtë vendit) midis personave juridik të pa mbështetura me dokumentacion

Gjatë  vitit  2020,  në  Drejtorinë e Përgjithëshme të Parandalimit të Pastrimit të parave  janë  dërguar  1,409 sinjalizime, ndërkohë që po gjatë vitit të shkuar Shqipëria u fut në listën e vendeve me risk të lartë për pastrim parash. Pjesa dërrmuese e sinjalizimeve kanë ardhur nga bankat dhe noterët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular