BallinaKryesoreDita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Bujar Leskaj: Shumica e mediave shqiptare...

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Bujar Leskaj: Shumica e mediave shqiptare janë nën censurën e qeverisë

Nga Bujar Leskaj

Thomas Jefferson dikur tha: “Shtypi është toksina e vetme e një kombi. Kur hesht plotësisht… të gjitha mjetet e një përpjekje të përgjithshme janë hequr.”
Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.
3 Maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën.
Shtypi i Lirë konsiderohet si dritarja që shërben për të zbuluar abuzimet e të drejtave të njeriut nga pushtetet e regjimet autokratike; ai përbën lirinë e shprehjes.
3 Maji shërben për të kujtuar dhe reflektuar rreth punës, kurajës dhe guximit të atyre gazetarëve, shtypit të lirë e atyre që donin lirinë e fjalës, të cilët për asnjë çast nuk i shitën parimet e tyre të drejtësisë, të vërtetësisë dhe kontribuuan veçanërisht në mbështetje të opozitarizmit në Shqipëri për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por edhe për të gjithë individët dhe mbarë shoqëritë, të cilat besojnë dhe vlerësojnë lirinë dhe vlerat e saj.
Sot është një ditë solidarizimi, mirënjohjeje dhe nderimi për të gjithë ata gazetarë, të cilët me kurajo të madhe, integritet profesional mbrojnë me lajmet, raportimet, editorialet, komentet, analizat e tyre interesin publik në Shqipëri, pavarësisht nga presionet, rreziqet, kërcënimet, keqtrajtimet si në asnjë vend tjetër të Europës.
Sot, në 3 maj 2021 shumica e mediave shqiptare gjendet nën censurën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë, të cilat cënojnë lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur përgjegjësinë, transparencën e llogaridhënien.
Një falenderim shkon për të gjithë ata gazetarë, të cilët nuk e shitën dinjitetin e tyre profesional e njerëzor përballë presioneve të qeverisë, por ngelen shërbëtorë të së vërtetës.
Një falenderim i veçantë për të gjithë gazetarët, reporterët, kameramanët dhe fotoreporterët e qytetit të Vlorës, të cilët punuan e punojnë me përkushtim e devotshmëri në mbrojtje të kauzës së lirisë së fjalës e mendimit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular