I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer u shpreh se janë evidentuar disa shkelje lidhur me manipulimin dhe blerjen e votave në këto zgjedhje.
Rüttershoff: Persona të caktuar mund të përdoren nga politikanët në zgjedhje, gjë që e kam shkruar në raport. Një gjë tjetër ishte ndryshimi i ligjeve para zgjedhjeve me ndryshimin e Kushtetutës, blerjen e votave që ndodhën para zgjedhjeve. Po ashtu kemi edhe legalizimet që ka të bëjë me votën.
Kemi kërcënim apo shantazhimin e votuesve. Kemi vendosjen e policisë e burimeve shtetërore, pasi PS kërkon bashkisë duke u thënë se do të hiqen nga puna nëse nuk votojnë partinë në shtet. Kemi edhe përdorimin e fondeve të tërmetit. Çdo 4 vite njerëzit thonë se 50 euro nuk është ndonjë gjë e madhe. Ne kemi parë se kryeministri dhe ministri kanë dalë duke bërë inspektime pak javë para zgjedhjeve dhe njerëzit ndikohen nga gjëra të tilla.