BallinaKryesore“Grabitqar seksual”- Aktori i njohur akuzohet për abuzim seksual nga të paktën...

“Grabitqar seksual”- Aktori i njohur akuzohet për abuzim seksual nga të paktën 20 gra

Akuzat për ngacmim seksual të ngritura së fundmi kundër aktorit Noel Clarke kanë tronditur industrinë e filmit.

Jahannah James, e cila bashkë-luajti me të në një film, pretendon se aktori e filmoi fshehurazi ndërsa ajo bënte një audicion e zhveshur, shkruan “The Guardian”.

Unë u përpoqa të shkoj në polici, ata thanë se nuk mund të bënin asgjë nëse ai nuk më kërcënoi me pamjet! Dhe unë nuk isha në një vend ku të mund të flisja vetëm në atë kohë. Tani, vite më vonë, unë ende qaj kur flas për të”, shkroi ajo në “Twitter”.

Jahannah James është një nga 20 gratë që kanë akuzuar Clarke për një sërë veprimesh, përfshirë ndarjen pa pëlqim të fotografive dhe videove të qarta seksuale.

Megjithatë, Noel i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar falje kundrejt të gjithë atyre që mund të jenë vënë në siklet gjatë kohës që kanë punuar me të.

Noel Anthony Clarke, 45 vjeç, është një aktor britanik, skenarist, regjisor dhe shkrimtar i librave komikë.

Në vitin 2015, Clarke themeloi kompaninë “Unstoppable Film and Television” me mikun dhe aktorin tjetër Jason Maza, dhe ata kanë shkruar, drejtuar dhe interpretuar në disa prodhime së bashku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular